Covid-Rusi/ Vaksina e parë në botë gati më 10 gusht

29 Korrik 2020, 13:00| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 13:09

  • Share

Rusia ka për qëllim të bëhet vendi i parë në botë që do të miratojë për përdorim vaksinën antiCovid, pavarësisht shqetësimeve të OBSH-së për sigurinë dhe efektivitetin e saj.

Zyrtarë rusë thanë për CNN se po punojnë që në datën 10 gusht, të marrin miratimin për përdirmin e saj nga instituti Gamaleya në Moskë.

Vaksina do të miratohet për përdorim publik dhe punonjësit e shëndetësisë dhe policët do ta administrojnë atë në fillim.

Kirill Dimitriev, shef i Fondit Sovran të Shëndetësisë në Rusi (që edhe ka financuar kërkimet ruse për vaksinën, e krahasoi këtë moment me momentin historik të Sputnik, satelit-i i parë artificial i cili udhëtoi në orbitën e tokës dhe u lëshua për në hapësire më 4 tetor 1957  

Rusia deri tani nuk ka publikuar të dhëna shkencore për testimet e vaksinës së saj dhe CNN, nuk ka mundur të verifikojë sigurinë dhe efikasitetin e saj.

Kritikët thonë se nxitimi i vendit për një vaksinë vjen në mesin e presionit politik nga Kremlini, që do ta portretizojë rusinë si një forcë globale shkencore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?