Zyrtarët në shtetet e jugut të Amerikës kanë paralajmërojnë se gjithnjë e më shumë të rinjë po testohe po testohen pozitiv nga infeksioni i koronavirusit
Ndryshimet në demografi janë regjistruar në pjesë të Floridës, Karolinës së Jugut, Xhorxhia, Teksas dhe shteteve të tjera, shumë prej të cilave ishin disa nga të parat shtete që u rihapën.
Autoritetet shëndetësore fajësojnë për këtë mosrespektimin e distancimit fizik dhe mosmbajtjen e maskave.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se të rinjtë nën 30 vjeç përbëjnë shumicën e rasteve të reja të koronavirusit në disa qarqe. Ai tha gjithashtu se rritja e rasteve te grupmosha e re ka ardhur për shkak të festave në barë dhe tubimeve të tjera
Dhe në Florida, guvernatori Ron De Santis tha se mosha mesatare e të prekurve të 2 javëve të fundit ishte 37 vjeç.
Duke pasur parasysh rritjen e numrit të infeksioneve, zyrtarët në vend thanë se do shikojnë së shpejti mundësinë e vendosjes së detyrimit për të mbajtur maska në vendet publike
Deri tani mbajtja e maskës ishte vetëm këshillë kur njerëzit të dilnin në rrugë apo në vendet ku respektimi i distancimit fizik nuk respektohej