SHBA/ Me më shumë se 60 mijë raste Covid në ditë, Presidenti Trump bën thirrje për rihapjen e shkollave

8 Korrik 2020, 13:09| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 13:18

  • Share

Mes rritjes së rasteve me Covid-19, veçanërisht në mesin e të rinjve, Shtëpia e Bardhë po i bën presion shkollave në të gjithë Shtetet e Bashkuara që të rihapen.

"Ne do të ushtrojmë trysni mbi guvernatorët dhe të gjithë të tjerët për të hapur shkollat, për t'i hapur ato. Kjo është shumë e rëndësishme," tha Presidenti Donald Trump të martën në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë.

"Shëndeti mendor dhe zhvillimi social i fëmijëve duhet të kenë po aq përparësi sa shëndeti fizik", tha Melania Trump, zonja e parë dhe nëna e një fëmije në moshë shkollore, gjatë një diskutimi të martën në Shtëpinë e Bardhë mbi rihapjen e sigurt të shkollave të Amerikës.

Por një e panjohur domethënëse është nëse fëmijët e vegjël, të cilët janë transmetues të efektshëm të virusit të gripit, do ta përhapin koronavirusin tek mësuesit dhe personeli i moshuar i shkollave, dhe nëse më pas do të infektonin anëtarët e familjeve të tyre dhe të afërmit e moshuar.

"Ne nuk e dimë akoma nëse Covid-19 infekton me të vërtetë fëmijët dhe ata më pas mund ta transmetojnë atë apo është shumë e vështirë për këtë virus që të infektojë fëmijët? Këto studime janë ende në proces", tha Dr. William Schaffner, profesor i sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt.

Reagimet ndaj rihapjes së mundshme të shkollave

Shoqata Kombëtare e Arsimit, e cila ka 3 milionë anëtarë, ka  kritikuar ashpër Presidentin Trump dhe Sekretaren e Departamentit të Arsimit, Betsy DeVos.

"Ata kanë zero besueshmëri për mënyrën më të mirë të mbështetjes së nxënësve dhe rihapjen e sigurt të shkollave", tha Presidentja e Shoqatës Kombëtare të Arsimit, Lily Eskelsen Garcia, mësuese e klasës së gjashtë, në një deklaratë të lëshuar në kohën kur akoma po vazhdonte diskutimi në Shtëpinë e Bardhë. "Vendi duhet të dëgjojë ekspertët e shëndetit dhe arsimtarët mbi atë se kur duhet të rihapen shkollat."

Komento

Komente

  • MAMA: 08/07/2020 15:45

    Shkollat duhet te hapen dhe ne Shqiperi. Femijet e ciklit te ulet nuk mund te bejne mesim online. Eshte totalisht e pamundur pasi konceptet kerkojne angazhimin maksimal te mesuesve. Dhe te mos harrojme qe shume prinder nuk kane asnje mundesi qe ti ndihmojne. Nderkohe a po merr masa Ministria e Arsimit per te rekrutuar mesues per turnin e dyte ne menyre qe klasat te jene me numer maksimal 20 femije ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?