Komuniteti shkencor ka zbuluar se karakteristikat e koronavirusit na kanë treguar se si një përqindje e vogël e individëve janë përgjegjës për një numër të madh të infeksioneve, por shumë njerëz nuk infektojnë fare. Kështu që shpërthimet infektive mund të shuhen përmes kontrollit të rasteve të rrezikut.
Faktori K
Siç është raportuar nga një artikull i Scencie, përveç shkallës së ngjitjes së virusit, që është vlera Ro, shkencëtarët përdorin faktorin e shpërndarjes. Sa më e ulët kjo vlerë, aq më shumë transmetimi i infeksionit vjen nga një numër i vogël i individëve të prekur nga Covid.
Sipas vlerësimeve, faktori K për Covid-19 do të ishte i barabartë me 0.1, në të cilin 10% të rasteve çojnë në 80% të përhapjes. Për të bërë një krahasim me epidemitë e tjera, në Sars K ishte e barabartë me 0.16, për Mers ishte rreth 0.25.
Nëse K për SARS-CoV-2 do të ishte realisht 0.1 do të thotë që shumica e zinxhirëve të infeksionit zhduken vetë dhe koronavirusi duhet të përhapet në një gjendje të re të paktën 4 herë për të patur një shans të përhapet në mënyrë homogjene.
Zona më të rrezikshme
Ekzistojnë disa situata kur rreziku i kontaktimit me Covid-19 është më i madh. Thjesht kujtoni fabrikat e paketimit të mishit, ku shumë njerëz punojnë shumë afër njëri-tjetrit në hapësira të karakterizuara nga temperatura të ulëta, të cilat lejojnë që virusi të mbijetojë. Zhurma gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në këto vende.
Grupimet e tjera për t'u marrë parasysh janë ceremonitë fetare. Kohëzgjatja nuk duhet të harrohet, sepse pacientët me koronavirus janë shumë ngjitës për një periudhë të kufizuar kohore, siç dëshmohet nga teste të ndryshme.
Vështirësitë e identifikimit të grupimeve
Vështirësia për profesionistët e kujdesit shëndetësor është të kuptojnë se ku janë krijuar (ndodhur) grupimet (cluster) në mënyrë që t'i parandalojnë ato. Një detyrë e vështirë pasi disa shpërthime infeksioni, siç janë burgjet, janë shumë të ekspozuar nga boom-i i madh mediatik ndërsa mjedisi familjar mbetet i fshehur.
Gjithashtu, është më e lehtë për njerëzit të mendojmë se kanë qenë në një koncert sesa të mendojnë se janë infektuar nga berberi psh. Atëherë ekziston një problem pa rëndësi të vogël siç është privatësia, sepse ekzaminimi i lidhjeve midis pacientëve mund të çojë në informacione mbi jetën e tyre private.