Sipas një hulumtimi mbi biosigurinë i kryer nga Universiteti i New South Wales në Australi, "imuniteti i tufës është një mit".
Shkencëtarët kanë sqaruar se, nëse do të hiqnim dorë nga kufizimet dhe bllokimet si masa sigurie për të frenuar infeksionin e koronavirusit dhe do të ekspozoheshim vullnetarisht, në mënyrë që të imunizoheshim natyralisht, do të kishte një numër shumë herë më të madh vdekjesh, do të thellohej kriza ekonomike si dhe do të ricikloheshin pandemi të tjera
Sipas studiuesve australianë, për më tepër, "do të kishte një rritje të mprehtë të infeksioneve dhe sistemi shëndetësor do të ndikohej shumë seriozisht duke u futur në kolaps".
Menaxherja e projektit, Raina MacIntyre, shpjegoi se zvogëlimi ose edhe anulimi i masave kufizuese me qëllim të përfitimit të imunitetit të tufave do të kishte pasoja të rënda për shoqëritë. "Gjysma e fuqisë punëtore do të sëmurej dhe karantinohej”.
Ajo tha gjithashtu se "Për momentin ne nuk e dimë se sa zgjat imuniteti nga Covid-19, nuk e dimë nëse do të formohen apo janë formuar mutacione të vogla që do të qarkullonin dhe do të vështirësonin gjetjen e vaksinës si dhe ne nuk e dimë nëse një ekspozim i mëparshëm natyror do të ofronte imunitet të mjaftueshëm" .