Covid-Studimi i Oksfordit/ Maska zvogëlon rrezikun e infeksionit me 77%

28 Shtator 2020, 14:09| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 14:11

  • Share

Distancimi social, higjiena e duarve dhe maskat janë efektive në zvogëlimin e rrezikut të infektimit kur jeni në kontakt me një person që është pozitiv për Sars-Cov-2. 

Kjo është konfirmuar nga një studim i kryer nga Universiteti Mahidol i Bangkok-ut dhe Universiteti i Oksfordit.

Studimi u krye te 211 raste të konfirmuara, të gjithë asimptomatikë dhe 839 të tjerë të pa diagnostikuar me Covid-19.

Studimi zbuloi se njerëzit që mbanin maskë gjatë gjithë kohës kur ishin në kontakt me një person pozitiv kishin një rrezik prej 77% më të ulët për tu prekur nga Covid në krahasim me ata që nuk mbanin maskë.

Gjithashtu, sipas studimit, mbjatja e një distancë të paktën një metër nga një person i identifikuar me koronavirusi, zvogëlon rrezikun me 85%, ndërsa larja e shpeshtë e duarve zvogëlon infeksionet me 66%. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?