Covid/Studimi i ujërave të zeza: Koronavirusi ka qarkulluar në Europë që në muajin dhjetor

19 Qershor 2020, 12:46| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 12:49

  • Share

Studimi i ujërave të zeza dhe kanalizimeve ka lejuar studiuesit nga Instituti Italian i Shëndetësisë të kuptojnë se koronavirusi ka qarkulluar në Itali që nga dhjetori i vitit 2019.

Por jo vetëm kaq.

Ky lloj studimi mund të ndihmojë tani në parashikimin e një valë të dytë të mundshme të paktën dy javë përpara se të ndodhë

Edhe në Francë, ky studim ka konfirmuar të qarkullimin e infeksionit midis nëntorit dhe dhjetorit, më shumë se dy muaj para shpalljes së masave të bllokimit dhe izolimit

Analiza e ujërave të ndotura në kërkim të gjurmëve virale gjithashtu janë kryer në Australi, SHBA, Hollandë, Japoni dhe Spanjë.

Ndër hipotezat që janë marrë në konsideratë nga studiuesit e Universitetit Teknik në Danimarkë, është krijimi i një sistemi të shpejtë paralajmërimi dhe dërgimi i mostrave në një qendër të vetme globale analizash, "e aftë të prodhojë një imazh realist të gjendjes dhe paralajmërim brenda dy javësh në të gjithë botën"

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?