Covid-Studimi për fëmijët: Ata mund të kthehen në shkollë, kanë pak simptoma dhe nuk e përhapin infeksionin

30 Maj 2020, 11:23| Përditesimi: 30 Maj 2020, 11:25

  • Share

Fëmijët nuk janë të ‘preferuar’ të koronavirusit,përkundrazi. Ata kanë aftësi ngjitëse shumë të ulët. Pra, vendimi për të mbyllur shkollat ​​dhe rihapja e tyre duke u përshtatur me kushtet e pandemisë, sot mund të mos ketë të njëjtin kuptim si në fillim

Shkenca duket se ka përjashtuar fëmijët dhe jep sinjale për institucionet, duke i nxitur ata të lexojnë studimet e fundit para se të ndërmerrin të tjera masa drastike.

Shkencëtari i Universitetit Emory të Atlanta, Guido Silvestri përmes facebook-ut ka dhënë disa ‘pilula’ optimizmi

“Tashmë e dimë që fëmijët kanë tendencë të kenë një sëmundje më të butë të koronavirusit krahasuar me të rriturit dhe shpesh nuk kanë simptoma. Infeksioni rrallë i prek ata. Një nga shpjegimet e mundshme - shpjegon Gandini - është se Covid transmetohet përmes teshtitjes, kollitjes, kontaktit të ngushtë dhe prekjes së gojës, hundës ose syve me duar të kontaminuara. Meqenëse fëmijët kanë më pak simptoma, të tilla si kollitja dhe teshtitja, se sa të rriturit, kjo ndoshta çon në më pak transmetueshmëri.”

Sipas revistës prestigjoze mjekësore Lancet, “Literatura mjekësore e mbledhur deri më tani tregon në të gjitha studimet se nuk ka raste të transmetimit nga fëmija në fëmijë ose nga fëmija në të rritur. Dhe nëse ka, ato janë shumë të rralla.”.

"E gjithë kjo dëshmi shkencore - shpjegon epidemiologu - mbështet hipotezën se edhe nëse ka fëmijë asimptomatikë që shkojnë në shkolla, ata nuk kanë gjasa të përhapin infeksionin".

Mbyllja e shkollave në shumicën e rasteve parandalon 2-4% të vdekjeve, shumë më pak se ndërhyrjet e tjera të distancimit shoqëror. Të dhënat nga Koreja e Jugut dhe më pas Islanda, të cilat kanë kryer testime në shkallë të gjerë në popullatë, konfirmuan një numër të reduktuar ndjeshëm të pozitivitetit të Covid tek fëmijët.

Ky rezultat i njëjtë u vërejt edhe në qytetin italian Vo Euganeo, ku u ekzaminua 70% e popullsisë, duke mos gjetur ndonjë fëmijë pozitiv nën moshën 10 vjeç, megjithë një normë pozitiviteti prej 2.6% në popullatë në përgjithësi.

"Në tre të katërtat e fëmijëve të infektuar me Covid-19 virusi ka shumë pak efekt: ata janë asimptomatikë ose me pak simptoma" tregon edhe një studim i sapo përfunduar,  i kryer në 28 qendra (kryesisht spitale) nga 10 rajone në Itali gjatë javëve të para të pandemisë.

Studimi analizoi 130 fëmijë me infeksion të njohur Covid-19, 67 prej të cilëve (51.5%) kishin një të afërm të infektuar dhe 34 prej të cilëve (26.2%) ishin prekur nga sëmundje të tjera që në shumicën e rasteve ishin patologji respiratore kronike, kardiak eose neuromuskulare. Hulumtimi, i cili do të botohet së shpejti në Revistën Evropiane të Pediatrisë, një nga revistat më prestigjioze ndërkombëtare në këtë sektor, konfirmon që sëmundja ka ndikim të vogël tek fëmijët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?