Duke folur në lidhje me vendosjen e masave të karantinës për të frenuar infeksionin e shkaktuar nga koronavirusi, Jonathan Reiner, profesor në ‘George Washington University School of Medicine’, tha se:
Rivendosja e karantinës për së dyti, “është I vështirë për tu përtypur” dhe se “një vale e dytë karantinimi mund të jetë më e dëmshme se e para për shkak të lodhjes nga karantinimi i parë dhe se për momentin bizneset janë në gjendje të vështirë nga bllokimi pararendës prej Covid”.
Karantina dhe masat kufizuese janë hequr në një pjesë të mirë të botës që u përball me pandeminë në fillim të marsit, por me lehtësimin e masave është rritur edhe numri i të infektuarve në disa vende.
Sipas specialistëve dhe virologëve, “vendosja e një karantinë të dytë mund të shmanget duke ndjekur rregullat dhe masat e sigurisë si maskat dhe respektimi i distancimit social e fizik”.