"Apeli i Italisë për ndihmë urgjente" në fillim të epidemisë Covi-19 ", u injorua ndërsa koronavirusi po udhëtonte nëpër Europë".
Kështu shkruan ‘The Guardian’ në një artikull në të cilin, në bashkëpunim me Byronë e Gazetarisë Investigative, ka rindërtuar hapat se si Europa u bë epiqendra e pandemisë pas Kinës dhe gjithashtu denoncon "heshtjen tronditëse" me të cilën BE ka pranuar kërkesat e Romës zyrtare, kur numri i infeksioneve në Itali trefishohej çdo 48 orë.
"Askush nuk mund të përballet me krizën"
Sipas gazetës britanike, më 26 shkurt, "një mesazh urgjent u dërgua nga Roma në Komisionin Europian në Bruksel.
"Asnjë shtet anëtar I BE-së nuk i është përgjigjur atë kohë kërkesës së Italisë", raporton Komisioneri Europian, Janez Lenarcic, përgjegjës për menaxhimin e krizave, "që do të thotë se nuk ishte vetëm Italia që nuk ishte e përgatitur për krizën, askush nuk ishte i përgatitur".
"Nuk ishte çështje e mungesës së solidaritetit, por e mungesës së pajisjeve, as edhe maska nuk kishim. Ne nuk ishim në gjendje ta ndihmonim Italinë," shtoi Komisioneri.
Vonesat dhe joefikasitetet
Pjesa e gjatë e hetimit të The Guardian tregon, me data të sakta, dokumente dhe ngjarje, se si tragjedia që tronditi Europën është një "histori edhe e pakujdesisë së mediave, të hutuar atë kohë nga Brexit, e zyrtarëve europianë të papërgatitur ose dhe pa fuqi për të imponuar një veprim të përbashkët, përgjegjësi e ministrave të shëndetësisë që nuk mund të bindnin ‘kokat’ e qeverive dhe ministrat e financave për të vepruar.