Covid-Twitter kundër propogandës kineze, fshin mijëra llogari

12 Qershor 2020, 16:23| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 16:27

  • Share

“Twitter” ka fshirë më shumë se 170,000 llogari, për të cilat pretendohet se kanë qenë të lidhura me operacione për shpërndarje të mesazheve pro-Kinës.

Disa prej këtyre postimeve kanë qenë të lidhura me shpërthimin e koronavirusit dhe të tjera për situatën politike në Hong Kong.

Kjo kompani ka thënë se “një rrjet kyç”, me 23,750 llogari aktive janë fshirë, bashkë me 150,000 llogari të tjera “përforcuese”.

Twitter po ashtu ka thënë se ka mbyllur më shumë se 1,000 llogari të dezinformimit, me bazë në Rusi.

Kjo kompani ka thënë se rrjeti kinez, me bazë në Kinë, ka pasur lidhje me operacione paraprake shtetërore, të cilat janë bërë të ditura përmes platformave tjera, si Facebook dhe YouTube.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?