Covid/Vaksina brenda vitit, BE do të blejë një miliard e gjysmë doza

30 Gusht 2020, 09:37| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 12:49

  • Share

Stella Kyriakides, Komisionere për Shëndetësinë në BE, duke folur për emergjencën shëndetësore prej infeksionit të Covid tha se vaksina e parë anticovid do të jetë në dispozicion deri në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit 2021 dhe se qëllimi i Brukselit zyrtar është që të gjithë qytetarët dhe të gjitha vendet e Unionit të kenë qasje të barabartë si edhe theksoi se "Deri atëherë, vetë-disiplinimi ynë është mbrojtja më e mirë kundër virusit, pa marrë parasysh sa të lodhur jemi nga kufizimet ".

Komisioneria e BE-së tha gjithashtu Unioni deri tani ka kontaktuar me 5 kompani bioteknike dhe se këtë javë është nënshkruar edhe kontrata e parë për vaksinën me kompaninë AstraZeneca

Kyriakides deklaroi se si fillimi synimi është blerja e mbi 1.5 miliardë doza vaksinash të mundshme të sigurta dhe efikase antiCovid.

Duke folur për gripin sezonal, i cili mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës, komisioneria qipriote e BE-së tha: Ne inkurajojmë shtetet e BE që të fillojnë më herët fushatat e tyre të vaksinimit dhe të përgatiten të jenë në gjendje të vaksinojnë sa më shumë njerëz.

Përsa i përket rihapjes së shkollave, komisioneria europiane tha se "është inkurajuese që sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, studimet në shumë vende të BE-së kanë treguar që transmetimi i Covid mes fëmijëve në shkollë është i rrallë por gjithashu vërejti se megjithatë informacioni klinik dhe epidemiologjik për fëmijët është ende i kufizuar

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?