Bota

Covid/Vaksina italiane nis sot provat klinike te 90 vullnetarë

24 Gusht 2020, 11:23| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 16:19

  • Share

Në Itali nisin sot testet klinike të vaksinës italiane kundër infeksionit të koronavirusit, zhvilluar nga Instituti Spallanzani në Romë.

Testet përfshijnë 90 vullnetarë të përzgjedhur mes 7000 kandidatëve, dhe sipas studiuesve rezultatet përfundimtare pritet të jenë gati në muajin mars

Projekti për vaksinën, i zhvilluar së bashku me kompaninë bio-teknologjike italiane Reithera, është financuar nga Rajoni i Lazio-s me një investim prej 5 milion eurosh së bashku me Ministrinë e Kërkimit në Itali.

“Faza 1 do të zgjasë 8-10 javë. Fazat 2 dhe 3 do të zhvillohen më pas në vjeshtë. Nëse të gjitha shkojnë mirë, në pranverë do të kemi vaksinën italiane kundër Covid"- deklaroi drejtori mjekësor I Spallanzani, Francesco Vaia.

90 vullnetarët që do të testohen janë statistikisht të ndarë në dy grupe. Grupi i të rinjve me 45 persona janë të moshës 18 deri 55 vjeç kurse në të dytin, 45 të tjerë midis moshave 65 dhe 85 vjeç.

Kreu i Rajonit të Lazio-s, Nicola Zingaretti tha se "Ne besojmë fuqimisht në vaksinën tonë e cila do të jetë e disponueshme për të gjithë ata që kanë nevojë për të”. Ai u shpreh gjithashtu se Italia, me këtë vaksinë, "bëhet protagonist në "luftën ndaj Covid" dhe se “një vaksinë italiane do të thotë të mos jesh skllav dhe shërbëtorë i vendeve të tjera”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?