Ndërsa e gjithë bota po pret me padurim se si do të jenë rezultatet e vaksinës eksperimentale të zhvilluar nga instituti Jenner i Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe dhe kompania italiane nga Pomezia në Romë, presidenti i IRBM Piero Di Lorenzo thuajse është i bindur se kompania që ai drejton dhe britanikja kanë goditur në shenjë për vaksinën dhe thotë se e mbështet besimin e tij në të dhënat e para të testit me vaksinën provë.
"Për fat të mirë te vullnetarët e vaksinuar nuk ka patur asnjë lloj reaksioni dhe kjo do të thotë shumë dhe është shenjë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur"- thotë Di Lorenzo
Megjithatë thotë kreu i IRBM, testet kanë pak ditë që janë kryer dhe është e parakohshme të bësh ndonjë konsideratë shumë optimiste. Gjithsesi tha Di Lorenzo- duhet të presim provat shkencore përfundimtare, të cilat do të vijnë në shtator. Pastaj, pas dy apo tre muajsh do të jenë gati nha 100 deri 200 milionë doza dhe do të varet nga qeveritë vendimi se si do shpërndahen teksa kërkesat janë për disa miliarda doza.
Britanikja Jenner e Universitetit të Oksfordit ka një histori suksesi 10 vjeçarë me italianen IRBM pas përvojës së kësaj të fundit me adenovirus, një virus gripi, i përdorur i dobësuar për të transportuar gjenin e sintetizuar të Spike të SarsCov2 në trupin e njeriut si dhe prodhimit po prej saj të vaksinës anti ebola
Ndërkohë miliarderi dhe filantropi Bill Gates do të zhvillojë sot një video-call me kryeministrin italian Giuseppe Conte dhe sipas mediave temë e bisedës do të jetë vaksina eksperimentale e zhvilluar nga kompania italiane nga Pomezia në Romë IRBM dhe Jenner e Universitetit të Oksfordit si dhe për investime, shumë investime.
Gates që deri tani ka paguar 250 milionë dollarë dhe ka siguruar se është i gatshëm të paguaj për vaksinën që do të shpëtojë planetin, dëshiron të kandidojë për të qenë regjizor i koordinimit të kërkimit në gjithë botën
Po i futen hundet amerikanet mos prisni gje. Kane gjithmone nje achende perfituese. Gates kerkon dicka qe ta katapultoje ne arenen politike si bamires i madh nderkohe punon fort i shkreti qe gjith planeti te vaksinohet sipas nje programi ku te krijohet varesi.
Përgjigju