Covid/Virologu i njohur Italian: Asimptomatikët nuk infektojnë me koronavirus

29 Maj 2020, 16:27| Përditesimi: 29 Maj 2020, 16:33

  • Share

Virologu i njohur Italian, Giulio Tarro thotë se personat asimptomatikë nuk infektojnë të tjerët me koronavirus.

Sipas tij, vëzhgimi i të prekurve tregon se infektueshmëria e personave që nuk shfaqin shenjë të sëmundjes, është e dobët.

“Ekziston një punë shkencore në të cilën autori dhe bashkëpunëtorët e tij studiuan një asimptomatik dhe verifikuan më shumë se 400 njerëz që ai takoi: rezultati ishte se nuk pati asnjë të infektuar!”, u shpreh Giulio Tarro, duke theksuar se beson që rrezet ultraviolet nuk e lënë të qetë virusin, as në mal e as në det.

“Besoj se nuk do ta kemi shumë pranë këtë verë, por nga tetori mund të rishohim shenja të tij dhe duhet të reagojmë me qetësi”, shtoi Torro

Ai tha gjithashtu se “për ata që teshtijnë ose kolliten, është e qartë se këto pika mund të përhapen për rreth një metër. Por nëse marrim parasysh rastin e njerëzve që dialogojnë normalisht, në një distancë prej rreth 20 cm - siç është shkruar në çdo manual të mikrobiologjisë - nuk ndodh asnjë lloj ngjitjeje. Sidomos tani që Sars CoV2 nuk e ka më ngarkesë të fuqishme virale, ju mund të jeni të sigurt dhe të mos e mbytni veten nga psikoza të panevojshme".

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?