VIP & Spektakël

Ç’po kurdisin? Olta dhe Dea komunikojnë në dush pa mikrofona, mister se çfarë kanë thënë! Ndjekësit kërkojnë zarfin e zi

26 Mars 2023, 17:38| Përditesimi: 26 Mars 2023, 17:40

  • Share

Pas daljes së bujshme të Kiara Titos në një nominim “kokë më kokë” me Olta Gixharin, kjo e fundit dhe Dea janë futur të dyja në të njëjtin dush.

Afrimiteti i tyre edhe fizik më herët duket se ka vijuar me një strategji të mirë menduar pasi aktorja dhe bloggeria kanë komunikuar pa mikrofona në dush, duke u lënë mister të madh teleshikuesve se çfarë kanë thënë.

 Kjo është parë si një thyerje e rëndë e rregullores nga ndjekësit të cilët kanë kërkuar dënimin e tyre me zarf të zi.

Kujtojmë se pak javë më parë, Luizi, Kristi dhe Armaldo u penalizuan duke shkuar në televotim pasi u futën në ambientet e tualetit, jashtë fokusit të kamerave.

G.MO/LR/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?