Kronikë
Top 24

Kontrolli me dron jep rezultatet e para/ 896 gjoba, në pranga 9 shoferë në Elbasan (VIDEO)

21 Gusht 2018, 15:02| Përditesimi: 21 Gusht 2018, 15:25

  • Share

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia rrugore e Elbasanit ka vijuar kontrollet me dron, drager e radar në të gjitha rrugët urbane e dytësore.

Gjatë kësaj jave, Policia bën me dije se rrugët u monitoruan me dron dhe se janë vendosur gjithsej 896 gjoba, ku në pranga kanë përfunduar 7 shoferë për shkelje të ndryshme.

Kontrollet janë përqëndruar në drejtim të shpejtësisë tej normave te lejuara, të drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Kontrollet janë përqendruar edhe në automjetet e transportit publik, për licencë apo pa kontroll teknik, etj.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Policia Rrugore e Elbasanit, kontrolle të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontrollet me Drager e Radar në të gjitha rrugët urbane e dytësore të qarkut Elbasan. 

Gjatë javës që kaloi rrugët e qarkut Elbasan u monitoruan edhe me Dron , ku monitorimi do vijonë edhe në javët në vazhdim.

Kontrollet janë përqëndruar në drejtim të shpejtësisë tej normave te lejuara, të drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që drejtojnë motoçikletat pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, për mos përdorim të rripit të sigurimit , për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.

Gjithashtu kontrollet janë përqëndruar edhe në automjetet e transportit publik , për licencë apo pa kontroll teknik, etj.

Nga kontrollet e kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur , si dhe janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë tërhequr 25 Leje Drejtimi nga këto:
• 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
• 9 për shpejtësi tej normave të lejura
• 3 për drejtim mjeti në sens të kundërt

Po gjatë kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative dhe konkretisht:

Janë vendosur gjithësej 896 masa administrative nga këto:

• 48 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
• 88 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
•10 për parakalim të gabuar.
Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Komento

Komente

  • gloria: 21/08/2018 21:12

    Bravo policia se vetem keshtu marin vesh fshtaret qe kane shitur gomeret dhe kane blere makina.

    Përgjigju
  • Çentrale: 21/08/2018 17:35

    Futja kot. Për të mos bëre aksidente përmirësoni cilësinë e rrugëve. Mos vini tabela me 30 km/orë se janë vetëm për gjoba

    Përgjigju
  • Ilo: 21/08/2018 15:31

    Edhe kjo jo per parandalim te aksidentit por vetem per gjoba

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?