Crawford: Marrëdhëniet me SHBA gjithmonë të mira pavarësisht se kush ka qenë president, por Trump do jetë më aktiv për Shqipërinë

4 Nëntor 2020, 15:22| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 15:31

  • Share

TIRANË- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford u ndal të komentonte zgjedhjet në SHBA, ku sipas tij për shqiptarët do të ishte më mirë nëse do të fitonte Donald Trump, duke e konsideruar atë si më aktiv në Shqipëri.

Megjithatë, për Crawford marrëdhëniet SHBA-Shqipëri kanë qenë gjithnjë shumë të mira, pavarësisht se cili president që është në krye të Shtëpisë së Bardhë.

"Marrëdhëniet  pozitive me SHBA kanë qenë pozitive me çdo president, Trump ka qenë shumë aktiv për të firmosur marrëveshje ekonomike, siç ishte ajo me Kosovën, nëse do vij Biden ai do ketë vëmendje diku tjetër. Ne do kemi një marrëdhënie pozitive kjo është e sigurt, por Trump për mua do jetë më aktiv. Ngritja ekonomike është një pikë në favor të Trump, mbi 30% rritje ekonomike, po ringjallet, ne jemi ndryshe nga Europa se shumica nga vendimet për të mbajtur maskë apo mbylljen e maskës nuk është bërë nga Trump. Është 50% për Trump dhe 50% të Biden", tha Crawford.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?