CRCA/ECPAT Shqipëri kërkesë qeverisë: Pas masave mjekësore, duhen masa sociale për familjet e varfra

17 Mars 2020, 18:40| Përditesimi: 17 Mars 2020, 18:42

  • Share

Organizata për mbrojtjen e drejtave të të rinjve dhe fëmijëve kërkon nga qeveria që të marrë masa të menjëhershme  sociale për familjet e varfra dhe në nevojë për t’u siguruar ushqim dhe strehim në kushtet kur vendi po lufton me koronavirusin.

CRCA/ECPAT Shqipëri kërkon se qeveria ashtu siç ka marrë masat për të frenuar korobnavirusit, nuk ka bërë publike asnjë masë sociale për mbrojtjen e familjeve që e kanë të pamundur të sigurojnë ushqimin e përditshëm, për shkak të varfërisë. CRCA/ECPAT  shprehet se masat mjekësore të pashoqëruara nga masat sociale, ndonëse mbrojnë jetën, nuk sjellin ushqim në tavolinat e të varfërve!

Pak më herët ishte Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka që tha se në rezervat e Shtetit po përgatiteshin pakot ushqimore për familjet në nevojë dhe pensionistët kryefamiljarë.

Njoftimi i plotë i CRCA/ECPAT Shqipëri

Ndonëse bëhet mbi një javë që Shqipëria po zbaton një plan të rreptë masash për mbrojtjen ndaj virusit COVID-19, përfshirë edhe vendosjen në karantinë të të gjithë qytetarëve në qytetet kryesore të vendit, Qeveria nuk ka bërë publike asnjë masë sociale për mbrojtjen e familjeve që e kanë të pamundur të sigurojnë ushqimin e përditshëm, për shkak të varfërisë.

Sipas Bankës Botërore, të paktën 14.3 % e popullsisë në Shqipëri jeton në varfëri ekstreme, ndërsa rreth 38% e popullsisë konsiderohet e pambrojtur dhe në nevojë për ndihmë shoqërore. Sipas një sërë vlerësimesh janë të paktën 100.000 fëmijë çdo ditë që rrezikohen nga uria dhe varfëria, të cilët sot janë të detyruar jo vetëm të vetëizolohen në shtëpitë e tyre por edhe të mos kenë mundësi të sigurojnë ushqimin e përditshëm.

CRCA/ECPAT Shqipëri, në këtë situatë ekstreme për gjithkënd në Shqipëri, i kërkon me urgjencë Qeverisë Shqiptare, që përkundrejt masave mjekësore të zbatojë menjëherë edhe masa të mbështetjes sociale për të ndihmuar të gjitha familjet në nevojë, sidomos në lidhje me plotësimin e nevojave bazë të tyre për ushqim, strehim të përshtatshëm, ngrohje, ujë të pijshëm dhe kujdes social.

Drejtori i Përgjithshëm i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, shprehet se: “Në raste të tilla, Qeveria duhet të jetë e kujdeshshme për të balancuar masat represive me ato shoqërore, nëse do që të ketë sukses në luftën kundër këtij virusi. Në këtë kuadër Qeveria nuk duhet të lerë në harresë dhe pakujdesi familjet që nuk munden të sigurojnë ushqimin e përditshëm si shkak i mbylljes në karantinë. Si organizata kryesore për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri ne i kërkojmë Qeverisë zbatimin urgjent të një plani masash sociale, të konsultuar me shoqërinë civile, dhe që do të mbështesë familjet dhe shërbimet e nevojshme për ta.

Në këtë momente kaq të vështira për vendin dhe ekonominë, organizatat e shoqërisë civile, kërkojnë të kthejnë vëmendjen edhe ndaj të gjitha atyre familjeve që si shkak i tërmetit të fundivitit të shkuar jetojnë ende në çadra, apo ambiente aspak të përshtatshme për një karantinë mjekësore të detyruar.

Së fundmi, ne kërkojmë nga Qeveria mbështetje për të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të cilat janë të vetmet që ofrojnë mbështetje dhe shërbime direkte në komunitet. Qeveria e ka për detyrë që të ndihmojë këto organizata për të ofruar shërbimet e kujdesit dhe mbrojtjes shoqërore, jo vetëm për familjet në nevojë, por edhe fëmijët dhe të gjithë komunitetet në nevojë, në këto komente kaq të vështira për Shqipërinë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?