Credins Bank dhuron 50 pako ushqimore për festa! Stafi shkoi në çdo familje: Faleminderit Credins Bank

31 Dhjetor 2022, 11:37| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 11:50

  • Share

Që festat e fundvitit të vijnë të gëzueshme dhe me tryezën plot, Credins Bank shpërndau 50 pako ushqimore tek familjet më në nevojë, në periferi të Tiranës. Ndihmat ushqimore u dërguan derë më derë, nga vetë stafi i Credins Bank, i cili solli buzëqeshje dhe falënderime zemre nga vetë familjet që u ndihmuan.

“Faleminderit Credins Bank. Është një ndër bankat më të mira të Shqipërisë”- tha njëri prej qytetarëve. 

Shpërndarja e këtyre ndihmave, erdhi në kuadër të objektivit 2, “Zero Uri” për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Kjo ndihmë është vetëm një prej aktiviteteve me karakter social që Credins Bankë ka zhvilluar ndër vite, duke dashur të japë kontributin e vet në uljen e varfërisë dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?