Credins Bank dhuron ndihma ushqimore për familjet në nevojë me rastin e festës së Kurban Bajramit

30 Korrik 2020, 22:26| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 12:40

  • Share

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Credins Bank ka udhëtuar drejt qytetit të Cërrikut për t’ju gjendur pranë familjeve më në nevojë nëpërmjet ndihmave ushqimore dhe të tjera.

Në këtë ditë të veçantë për të gjithë besimtarët myslimanë, por dhe për të gjithë shqiptarët, Credins Bank me nismën e saj solli gëzim për çdo familje në nevojë në këtë zonë, por edhe në shumë rrethina të zonës së Tiranës.

Sipas këshillueses së klientëve së degës Elbasan, Rodinela Palloshi kjo nuk është hera e parë.

"Zgjodhëm zonën e Cërrikut për të shpërndarë këto pako ushqimore në mënyrë që edhe ata të gëzojnë në këtë ditë që është festa e Bajramit. Banka Credins bashkëpunon dhe solidarizohet për tu ardhur në ndihmë shumë familjeve në nevojë. Bëhen takime të shpeshta dhe merr iniciativën për të shpërndarë këto pako e ndihma të tjera", tha ajo.

Gjendja e vështirë ekonomike i ka privuar këto familje nga festimet. Ata shprehen të kënaqur për mbështetjen dhe nuk kanë nguruar të bëjnë falënderimet pasi tashmë si gjithë të tjerët edhe ata mund të festojnë.

Credins Bank ka bashkëpunuar vazhdimisht me institucione të ndryshme kombëtare, duke ju ardhur në ndihmë familjeve të varfra, në zona të ndryshme të Shqipërisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?