Industria e Sigurimeve sot njeh një evoluim global dhe tendeca e saj në rritje tregon se ka shumë arsye të mira për ta zgjeruar akoma edhe më shumë këtë treg. Për më tepër situatat e ndryshme përgjatë viteve të fundit në mbarë botën, treguan se konsumatorët në rang biznesi dhe individi janë më të vetëdijshëm dhe më kërkues për të mbrojtur interesat e tyre.
Në këtë aspekt edhe në Shqipëri ka një ndërgjegjësim në rritje mbi rëndësinë që lidhen ngushtësisht me konceptin e sigurimit të pronës, jetës, makinës, biznesit etj. Sot sfida më e madhe e kompanive të sigurimit është hartimi i paketave të ndryshme që ofrojnë alternativat më të mira.
Credins, është banka që përveç faktit të ofrimit të shërbimeve të ndryshme financiare tashmë ka zgjeruar gamën e profilit të aktivitetit të saj. Credins gëzon dy liçenca në fushën e ndërmjetësimit në sigurime dhe në këtë status banka i ofron klientëve të saj dhe jo vetëm, produkte të ndryshme sigurimi në çdo dege.
Pak ditë më parë Credins, lançoi fushatën më të re mbi sigurimet ose siç njihet ndryshe në terminologjinë e saj “brokerimi”. Një fushatë e cila synon të informojë klientët ekzistues dhe të rinj mbi gamën e produkteve që ofron duke orjentuar të bëjnë zgjedhjet më të mirë sipas nevojave apo kërkesave që ata kanë. Arsyet pse Credins bank është një destinacion i volitshëm për të bërë sigurime të ndryshme është sepse në statusin e “broker-it” ofron alternativa shërbimesh të ndryshme të personalizuara për çdo klient, si: “Sigurimin e jetës dhe shëndetit nga aksidentet personale, duke ofruar edhe kartë shëndeti, check up me zbritje në qendrat spitalore, sigurimin e pronës, TPL, kartonin jeshil, sigurimin KASKO, sigurimin e jetës dhe shëndetit në udhëtim, etj.
ksperiza e bankës nëpërmjet një stafi të kualifikuar siguron gjithashtu një negocim të fuqishëm me shoqëritë e sigurimit, duke siguruar në këtë mënyrë prime më të ulta dhe mbulime sigurimi mjaft të mira për klientin si biznes ashtu edhe atë individ. Zgjedhja e çdo produkti i ofruar në formën e një “One Stop Shop” në çdo degë të bankës, është një tjetër fleksibilitet dhe vlerë e shtuar në menaxhimin e kohës.
Duke parë rëndësinë e produktit, fushata është lançuar në të gjitha kanalet e komunikimit. Me një stil tërësisht modern, ngjyra dhe dinamizëm, u lançua edhe spoti shoqërues i fushatës “vendi që po kërkoje” me interpretimin e shkëlqyer të këngëtares së famshme Arilena Ara. Përgjatë këtij viti, Credins bank do të vijë më të tjera fushata surprizë që do të kenë në fokus shpërblimin e klientit si dhe ofrimimin e shërbimeve më të mira financiare.