Drejtues të Credins Bank dhe KOKSH

Credins Bank është zyrtarisht sponsor gjeneral i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

23 Mars 2023, 13:48| Përditesimi: 23 Mars 2023, 13:51

  • Share

Credins Bank është zyrtarisht nga sot sponsor gjeneral i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ky bashkëpunim i nënshkruar sot nga Presidenti i KOKSH Z. Fidel Ylli dhe Drejtori Ekzekutiv i Credins Bank Z. Maltin Korkuti, e bën Credins Bank partner kryesor mbështetës në të gjitha akivitetet sportive që do të zhvillohen përgjatë dy viteve 2023-2024.

Marrëveshja u arrit në kuadër të promovimit të Vlerave Olimpike dhe sportive, inkurajimin e sportisteve, iniciativat për barazinë gjinore, zhvillimin dhe lartësimin e disiplinave të ndryshme sportive në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare, si dhe implementimit të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”. Me moton për të edukuar brezat e rinj dhe jo vetëm, për një jetë aktive dhe të shëndetshme, Credins bank është profilizuar tashmë si banka që perkrah vlerat për një shoqëri aktive dhe sportive.

Të larmishme do të jenë aktivitetet sportive që do te zhvillohen nga KOKSH në partneritet edhe me Credins Bank: Lojërat Olimpike “Paris 2024”; Lojërat Evropiane “Krakoë Molopolska 2023”; Lojërat Botërore të Plazhit ANOC 2023; Lojërat Mesdhetare të plazhit “Heraklion 2023” Festivali Olimpik Rinor Europian “EYOF Maribor 2023” etj.

Vlen te theksohet se Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar, vjen gjithashtu dhe me një program zhvillimor edukues për sportin në shkollë, të dedikuar dhe profilizuar, ku ka gjetur mbështëtjen edhe të Federatate Evropiane të sportit të volejbollit dhe basketbollit.

Në këtë aspekt Credins Bank e konsideron mbështetjen për fushën e sportit si pjesë të politikave të saj të përgjegjësisë sociale si dhe detyrimi moral ndaj komunitetit ku operon. Kontributi për sportin, është mënyra më e mirë që të rinjtë të kenë mundësinë për ta zhvilluar veten në aspektin personal dhe të rrisin aftësitë e tyre profesionale në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Credins, është gjithashtu mjaft e angazhuar që nëpërmjet shërbimeve dhe produkteve që ofron për të rinjtë t’ju jap hapësira dhe liri financiare, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të ndjekin pasionet dhe endrrat e tyre.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?