ITALI - E ardhmja e Cristian Shpendit është shumë pranë një hapi të madh, kalimit në Serie A. Sulmuesi i Kombëtares i cili spikati këtë sezon me Cesenan është vënë në radarët e tre klubeve të njohura italiane.
Sipas raportimeve nga mediat tej Adriatikut, interes konkret për 22-vjeçarin kanë shfaqur Bologna, Torino dhe Fiorentina.
Të treja skuadrat janë në kërkim të përforcimeve në repartin ofensiv dhe kanë identifikuar Shpendin si një profil premtues, me potencial për t’u përshtatur në nivelin më të lartë të futbollit italian.
Cesena, që dështoi të ngjitet në Serie A këtë sezon është e hapur për shitjen e sulmuesit, sidomos në kushtet kur lojtari ka fituar vëmendjen e klubeve të elitës. Klubi bardhezi e vlerëson kartonin e Shpendit me rreth 15 milionë euro dhe ai është nën kontratë deri në vitin 2028.
Komente
