Cristian Shpendi

Sport

Cristian Shpendi kërkohet nga Parma

7 Korrik, 10:31| Përditesimi: 7 Korrik, 10:34

  • Share

Sulmuesi Cristian Shpendi (22 vjeç) po shkëlqen në Serie B me fanellën e Cesenas, ku ka shënuar 11 gola në sezonin e fundit. Performancat e tij pozitive nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa së fundmi interes për shërbimet e tij ka shfaqur edhe klubi i Parmës.

Sipas raportimeve nga “Parma Gazette”, skuadra e Parmës po monitoron situatën e Shpendit, pasi afrimi i sulmuesit Pio Esposito është vështirësuar dukshëm. Drejtuesit e klubit e shohin 22-vjeçarin si një alternativë të mirë për të përforcuar repartin ofensiv.

Pavarësisht se ende nuk ka asnjë ofertë konkrete apo shifra të përmendura, pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime në këtë merkato, ku Shpendi mund të bëhet pjesë e një ekipi të elitës italiane. Pjesë e U-21 të Shqipërisë, Shpendi pret ftesën e Sylvinhos për në ekipin e parë kuqezi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?