Cristian Shpendi

Sport

Cristian Shpendi në ‘radarin’ e Fiorentinës

23 Qershor, 13:38| Përditesimi: 23 Qershor, 13:40

  • Share

Fiorentina është në kërkim të formulës së duhur për të ndërtuar një repart sulmues të kompletuar, të aftë të përballojë ngarkesën e një sezoni të gjatë mes Serie A dhe angazhimeve europiane. Edhe nëse Moise Kean qëndron në “Artemio Franchi”, drejtuesit vjollcë kërkojnë të sjellin një tjetër emër të ri dhe premtues për të forcuar konkurrencën dhe për të rritur cilësinë në sulm.

Në Firenze është rikthyer fuqishëm në vëmendje emri i Cristian Shpendit, qendërsulmuesit shqiptar me pasaportë italiane, i cili aktualisht është nën kontratë me Cesenën deri në vitin 2028. I ndjekur edhe gjatë merkatos së janarit, Shpendi ka treguar veten si një prej talenteve më interesantë në Serie B, me 13 gola në 38 paraqitje, pavarësisht një dëmtimi që e la jashtë për disa javë.

Statistikat e tij janë për t'u mbajtur shënim, pasi sulmuesi 21-vjeçar ka qenë ndër më të rrezikshmit në zonën kundërshtare, duke u renditur i teti në kampionat për gjuajtje në portë (27 tentativa).

Trajneri i ri i Fiorentinës, Stefano Pioli, duket entuziast për idenë e ndërtimit të një sulmi të balancuar mes eksperiencës dhe rinisë, ku një talent si Shpendi do të mund të rritej përkrah emrave me peshë si Kean dhe Dzeko.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?