Cristian Shpendi

Cristian Shpendi ngjit Cesenan në Serie B, mungonin prej 6 vitesh

31 Mars, 20:22| Përditesimi: 31 Mars, 20:23

  • Share

Cesena pas gjashtë vitesh në ligat e ulëta në Itali ia ka dalë që të ngjitet në Serie B. Skuadra ku bën pjesë Cristian Shpendi fitoi dje 1-0 kundër Pescaras për raundin e 34-t, duke bërë që të sigurojë edhe matematikisht ngjitjen si kampion në grupin B të kësaj lige.

Një rol kyç për këtë sukses kanë pasur edhe golat e Cristian Shpendit, me sulmuesin e Kombëtares U-21 që këtë sezon ka "përshëndetur" 20 herë rrjetën e kundërshtarëve me fanellën e Cesenas.

Nga sezoni i ardhshëm djaloshi 20-vjeçar do jetë pjesë e Serie B, gjithmonë nëse nuk ndërron skuadër në verë pasi të shumta janë klubet e interesuara për shërbimet e tij.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?