Maradona, Messi, Cristiano Ronaldo dhe Pele

Sport

Cristiano Ronaldo: Futbollisti më i mirë në histori jam unë, pikë! As Messi, as Maradona apo Pele (VIDEO)

4 Shkurt, 13:05| Përditesimi: 4 Shkurt, 13:10

  • Share

Cristiano Ronaldo thotë se ai është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit. Sipas tij, ai është futbollisti më i kompletuar i të gjitha kohërave dhe për këtë arsye është më i mirë se Messi, Maradona apo Pele.

“E them me zemër, mendoj se jam lojtari më i kompletuar në histori. Mund të jetë çështje preferencash, por unë jap gjithçka për futbollin, shënoj me kokë, me të majtën, kërcej, jam i shpejtë dhe i fuqishëm, pra jam më i kompletuari.

E respektoj nëse dikush zgjedh Messin, Maradonën apo Pele, por do të ishte gënjeshtër të thuash që Cristiano nuk është i kompletuar.

Edhe nëse shënoj 920, 925 apo 930 gola, më i miri në histori jam unë. Pikë”, ka thënë futbollisti portugez i Al Nassr për 'LaSexta'.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 04/02/2025 14:10

    Sportist i madhe esh Ronald,por jo futbollisti me i madhe ne te gjitha koherat. Po si i semur qe esh lere te flas e drejte i ti esh. Ky esh ekstrem sle djalin te njohje maman ka me aroganc e fodullek.

    Përgjigju
  • Ajo: 04/02/2025 13:56

    Arrogant dhe medjemadh keto jane karakteristikat e tij

    Përgjigju
  • Askushi: 04/02/2025 13:23

    Ti je i semure o mik derisa ngre veten ne qiell.statistikat tregojne shume por jo gjithcka.egoja jote ne loje ska limit dhe je bere i neveritcem.nga messi e ke gjithe ket turbullire prandaj dhe mjeket do ta ken te lehte te kurojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?