Është mbyllur me ‘thrillerin’ e penalltive përballja e 1/8 të Evropianit mes Portugalisë dhe Sllovenisë. Pas 120 minutave me porta të paprekura, në fund ‘ruleta ruse’ nderoi ‘luzitanët’, të cilët prenë biletën e çerekfinaleve me zemër në dorë.
Meritë e jashtëzakonshme e portierit Oblak, i cili në shtesë, ekzaktësisht në minutën e 105 kur koha e rregullt ishte mbyllur 0-0, priti penalltinë e Ronaldos. Një moment që CR7 e përjetoi tej mase, duke shpërthyer edhe në lot. Duke qenë se edhe shtesa nuk pati gola përfaqësueset iu drejtuan penalltive, e para herë në këtë kompeticion. Në këtë moment ishte radha e portierit të Portugalisë, Diogo Costa, për t’u shndërruar në një hero në kuptimin e plotë të fjalët.
Gardiani i cili aktivizohet me Porton priti 3 penallti radhazi, duke vendosur edhe rekord pasi kurrë nuk kishte ndodhur më herët. Duke qenë se Portugalia realizoi 3 të parat, me Ronaldon, Bruno Fernandes dhe Bernardo Silva preu biletën e çerekfinaleve.
Në fund Ronaldo nuk nguroi ti kërkonte falje tifozëve për penalltinë e humbur në shtesë, që për pak i kushtoi eliminimin Portugalisë, ndërsa pas ndeshjes 39-vjeçari njoftoi se ky është Evropianii fundit që luan.
Në çerekfinale Portugalia do përballet me Francën, që më herë eliminoi në 1/8 Belgjikën.