Jeta në Arabinë Saudite nuk është edhe aq magjepsëse për familjen e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez dhe familja e tij prej muajsh janë në Arabinë Saudite, teksa portugezi luan për Al Nassr, me të cilin synon titullin kampion kombëtar. Bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez tregoi për "Telemundo" se fëmijët e tyre kanë probleme me dhunën fizike në shkollë.
“Ka raste në shkollë kur fëmijët i godasin dhe ata nuk mbrojnë veten dhe fundosen në dëshpërim”, tha Georgina për Telemundo të Spanjës.
Ajo shpjegoi gjithashtu se si zbuloi se diçka po ndodhte në shkollë. “Ditën tjetër, një nga fëmijët e mi erdhi në shtëpi dhe filloi të qante. E pyeta se çfarë ndodhi dhe mora përgjigjen: 'Më goditi një fëmijë'. Unë i thashë: ‘Nuk di të mbrohesh?’”, tha bashkëshortja e Ronaldos.
Megjithatë, Georgina dhe Ronaldo ia kanë dalë mirë në Arabinë Saudite dhe deri tani nuk kanë pasur ndonjë kundërshtim të madh për jetën e re.