Cristiano Ronaldo

Sport

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

26 Qershor, 14:56| Përditesimi: 26 Qershor, 14:58

  • Share

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja aktuale përfundon më 30 qershor.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, CR7 ka pranuar të rinovojë me klubin saudit, ndërsa detajet përfundimtare të marrëveshjes pritet të finalizohen në ditët në vijim. Ende nuk është përcaktuar nëse kontrata do të zgjasë deri në vitin 2026 apo 2027, por një gjë është e sigurt; do të jetë vetë Ronaldo ai që do të vendosë nëse do të vazhdojë të luajë deri në moshën 42-vjeçare.

Rinovimi vjen në një moment kur Ronaldo po ndjek edhe objektivin e fundit madhor në karrierë, pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026. Pas suksesit në Ligën e Kombeve me Portugalinë, fituesi i pesëfishtw i "Topit të Artë" synon të mbyllë karrierën në mënyrën më të denjë.

Që nga janari i vitit 2023 kur iu bashkua Al Nassr, Ronaldo ka zhvilluar 105 ndeshje dhe ka shënuar 93 gola, një mesatare mbresëlënëse që afron një gol për ndeshje.

Paga aktuale e 200 milionë eurove në vit e bën atë futbollistin më të paguar në botë, ndërsa rinovimi mund të sjellë një përmirësim të mëtejshëm të kushteve financiare. Shifrat përfundimtare të kontratës së re nuk janë bërë publike, por pritet të jenë rekord për futbollin modern.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?