Arabia Saudite - Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde në futbollin botëror. Sulmuesi portugez ka shënuar golin e 935-të në karrierën e tij, në fitoren 2-0 të Al Nassr ndaj Al Khaleej, në kuadër të kampionatit saudit.
Edhe pse humbi një penallti në minutën e 65-të, Ronaldo nuk u dorëzua dhe në minutat e fundit të sfidës realizoi nga pika e bardhë, duke vulosur fitoren e ekipit të tij.
Me këtë gol, kapiteni i Al Nassr vazhdon të jetë lider jo vetëm në skuadrën e tij, por edhe në historinë e futbollit botëror si një nga golashënuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Komente
