Juan Cuadrado

Sport

Cuadrado: Juventusi më largoi pa më folur, ishte e trishtueshme

12 Shtator, 13:46| Përditesimi: 12 Shtator, 13:47

  • Share

Pas tetë vitesh te Juventusi, në 2023 Juan Cuadrado u largua nga 'Zonja e Vjetër' edhe pse mbante shiritin e kapitenit. Në një rrëfim për 'Gazzetta dello Sport', 38-vjeçari kolumbian që sot është pjesë e Pisas në Serie A ka treguar se nuk është sqaruar për vendimin e bardhezinjve.

“Cuadrado më i mirë është parë në Torino dhe Firence. Unë jam tifoz i Juventusit. Nëna ime jeton ende atje, fëmijët e mi kanë lindur në Torino. Lucas është gjashtë vjeç, Lucia është nëntë. Kam pasur tetë sezone magjike, kam fituar pesë tituj kampion dhe disa kupa. E vetmja keqardhje që kam është humbja në finalen e Champions League në Cardiff", tha ai.

Lidhur me kujtimin e tij më të keq me bardhezinjtë, Cuadrado shtoi: “Mënyra se si u largova. Lëndimi i De Sciglio kishte përmirësuar shanset e mia, Allegri donte të më mbante. Nga ana ime, nuk kishte dyshim. Do të kisha qëndruar. Pastaj drejtimi ndryshoi, trajneri u largua dhe unë mbeta duke pritur. Ndërsa prisja një telefonatë, lexova në rrjetet sociale se aventura kishte mbaruar. Do të kisha preferuar një fjalë ose një mesazh privat. U zhgënjeva, ishte shumë e trishtueshme. Por ky është futbolli. Tifozët janë dhe gjithmonë do të jenë në zemrën time”, tregoi ai.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?