Pika kufitare e Kakavijës

Çuan test negativ COVID por rezultuan pozitiv pas ritestimit, pala greke në Kakavijë kthen mbrapsht me dhjetëra shqiptarë

16 Shkurt 2022, 12:18| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 12:20

  • Share

Prej orëve të para të mëngjesit në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke ka kthyer mbrapsht të paktën 15 udhëtarë të nisur nga Shqipëria drejt Greqisë, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19.

Sipas informacioneve të siguruar nga Report Tv, disa prej personave që autoritetet greke kanë kthyer mbrapsht ishin të pajisur me PCR-TEST dhe Rapid-Test te negativizuar të kryer pranë laboratorëve që ndodhen në afërsi të pikës kufitare, si dhe me dy doza anti-COVID. Por pasi kanë bërë testin COVID në palën greke kanë rezultuar pozitivë.

Dyshimet e para për këtë mospërputhje, mendohet se kanë të bëjnë me një mashtrim të mundshëm nga ana e udhëtarëve për testin e tyre të COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?