Ministri Çuçi tha se do të ketë ndryshime në komisariate e drejtori të policisë ndërsa shtoi se do të kërkohet edhe hetim të pasurisë së drejtuesve me makina të shtrenjta që kanë shkelje të përsëritura në drejtimin e mjetit. Ai tha se policia nuk ndal parcela plazhi por ruan zbatimin e ligjit aty për mos prekjen e plazheve publike dhe ndërtimet pa leje.
"Jo më pak skandaloze ka qenë edhe gjendja me marrjen në administrim të plazheve: Tanimë ka rregull e procedura transparente në ndarjen e tyre përmes shërbimit nga platforma e-Albania. Policia e Shtetit nuk ndan parcela plazhesh për administrim, po vetëm zbaton ligjin për mosprekjen e hapësirave të plazheve publike të cilat janë rikthyer njësoj si edhe mbrojtja policore ndaj ndërtimeve pa leje, pas dekadash xhungëlizimi të zonës bregdetare.Kam vënë re se disa flasin me të madhe për rritjen e kriminalitetit apo të fataliteteve në qarkullim. Por kjo është thjeshtë e pavërtetë dhe faktet e shifrat pohojnë krejt të kundërtën.Përsëris, kjo nuk do të thotë aspak se Policia e Shtetit nuk ka dobësi e të meta dhe pikërisht pse jemi të vetëdijshëm për këtë, po përgatitemi për një fazë të re të reformës dhe të forcës parandaluese dhe goditëse të Policisë së Shtetit. Brenda kësaj jave, do të nisë një ndryshim i thellë me titullarët e strukturave të policisë së shtetit në nivel qarku, që do të shtrihet hap pas hapi në nivel kapilar në çdo komisariat të territorit të Republikës së Shqipërisë.Po ashtu, do të krijojmë një kuadër rregullator të ri, për të futur praktika të hetimit të të ardhurave të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundërvajtje ligjore në qarkullim", tha Çuçi.
Lajmi kryesor: