Kronikë

Çuçi: I dhamë fund batërdisë me therjen e kafshëve në rrugë

14 Shtator 2019, 14:31| Përditesimi: 14 Shtator 2019, 14:34

  • Share

 “Ne jemi shumë të fokusuar tek rritja e standardeve të sigurisë ushqimore sidomos tek produktet me origjinë shtazore”.

Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa ishte në Lezhë për të parë nga afër një nga thertoret më moderne në këtë qark, e cila është ngritur dhe zgjeruar nga fondet e dhëna nga qeveria.

Kjo është një nga thertoret më moderne jo vetëm të zonës, por gjithë vendit, e cila është ngritur me përkrahje nga Ministria e Bujqësisë.

Kjo thertore është shembulli më i mirë për të treguar se tashmë i kemi dhënë fund gjithë asaj batërdie që bëhej me therjen e kafshëve jashtë dhe me mungesën e disiplinimit të një prej proceseve më të rëndësishme të sigurisë ushqimore”, tha ministri Çuçi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?