Një ligj i ri për vreshtarinë dhe kadastrën e vreshtave është duke u përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Lajmin e dha ministri Bledi Çuçi teksa ishte në Mirditë ku vizitoi një nga kantinat më të mëdha të prodhimit të verës në vend, që ka gjithashtu edhe rreth 60 Ha vreshta.
“Të gjitha këto investime të përbashkëta të sektorit privat me mbështetjen e qeverisë po japin frytet e veta. Sot në kemi gati 11 mijë Ha vreshta në Shqipëri. Po dixhitalizojmë tërësisht Kadastrën e Vreshtave dhe po bëjmë një ligj të ri për vreshtarinë. Këto investime kanë bërë të mundur që prodhimi i verës dhe vreshtaria të mos jetë një gjë shumë ekskluzive, por të jetë një gjë që të na identifikojë ashtu siç ne identifikohemi me varietetet autoktonte të rrushit shqiptar që njihen edhe ndërkombëtarisht”, tha ministri Çuçi.
Sipas Çuçit, ligji i ri i vreshtarisë është duke u përshtatur sipas legjislacionit të Bashkimit Europian, si dhe synon krijimin e një baze ligjore për kultivimin e vreshtave për prodhim vere, regjistrin e vreshtarisë, prodhimin, etiketimin, kontrollin e produkteve të verës në Shqipëri, sipas kërkesave dhe standardeve të tregut ndërkombëtar.
Sa i përket Kadastrës së Vreshtave, deri më tani ka përfunduar regjistrimi për 28 556 njësi vreshti me një sipërfaqe prej 7 230 Ha dhe 45 fabrika të prodhimit të verës në shkallë vendi. Prodhimi vjetor i vreshtarisë në Shqipëri, përfshi edhe pjergullat, është rreth 190 mijë ton rrush.
TE SHTOHEN SIP ME ULLINJ,,,PORTOKALLE,,LIMONA,,MANDARINA,,MOLLE,,ARRA,,geshtenja,,LAJTHI,,SHEGE,,HURMA,,NUK KEMI PSE TI MARRIM NGA JASHTE KUR I KEMI TE GJITHA KETU...
Përgjigju