Bledi Çuçi

Politikë

Çuçi takim me pensionistët në Delvinë: Brenda këtij mandati s’do të ketë pension nën 200 euro në muaj

20 Prill, 15:36| Përditesimi: 20 Prill, 15:41

  • Share

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me pensionistë në Delvinë.

Bashkë me kandidatët për deputetë, Ardit Bido dhe Ina Majko, Çuçi kërkoi mbështetjen me votë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se brenda këtij mandati s’do të ketë pension nën 200 euro në muaj.

“Ne jemi në borxh me ju, kjo s’ka asnjë diskutim. E kemi thënë gjithmonë këtë gjë, por siç dihet e kemi marrë Shqipërinë në një nivel ekonomik minus, jo zero. Kemi kaluar në këto vite qeverisje dy fatkeqësi shumë të rënda siç ishte tërmeti dhe pandemia qe na morën shumë buxhet dhe shkatërroi ekonomi më të forta se kjo e jona. Por prapë ne ditëm të ringrihemi dhe sot flasim për disa reforma, përfshi edhe atë në Skemën e Pensioneve. Në 2013 kur ne morëm qeverisjen pensioni mesatar ka qenë 86 euro, në 2024 është 175 euro. Dhe në 2030, pensioni mestar do të jetë 400 euro. Ndërsa pensioni minimal do të bëhet 200 euro. Nuk do të ketë më pension nën 200 euro brenda këtij mandati”, tha Çuçi teksa përmendi këtu edhe bonuset që qeveria ka shpërndarë për pensionistët.

Në vijim të diskutimit Çuçi vlerësoi dy kandidatët, Ardit Bido dhe Ina Majko dhe kërkoi mbështetjen me votë për Partinë Socialiste, si dhe theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për integrimin e vendit në BE.

“Nuk e kemi problem fitoren ne në këto zgjedhje. E di këtë edhe vetë Sali Berisha. Ne duam të konsolidojmë shtetin shqiptar dhe këtë transformim që ka pësuar Shqipëria, me qëllim final, anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në 2027 nënshkruajmë kontratën me BE-në dhe më pas vijon procesi politik i ratifikimit të anëtarësimit tonë në BE. Kjo do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për të gjithë”, tha Çuçi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?