Gran Canarie, Spanjë - Klubi i La Ligës spanjolle të futbollit, Las Palmas u detyrua të merrej me një çështje të çuditshme përpara ndeshjes kundër Sevillas që u zhvillua të diel, kur 17 lojtarë në skuadrën e tyre humbën fluturimin. Klubi spanjoll duhej të merrte avionin për në Madrid gjatë ndeshjes së fundjavës në "Ramon Sanchez Pizjuan" përpara se planet e tyre të udhëtimit të prisheshin, kur më shumë se gjysma e skuadrës mbetën pas në aeroport.
Arsyeja? Një kafe. Zyrtarët e klubit u përpoqën të organizonin një tjetër fluturim kur yjet e ekipit të tyre mbetën pas për një udhëtimi që u prish për shkak se lojtarët kërkuan të pinin një kafe. Ata ishin duke pritur në aeroportin Gran Canaria në Las Palmas për të hipur në aeroplan, kur vendosën të bënin një shëtitje të shpejtë për një pije të nxehtë, që në fund ishte një autogol.
Las Palmas nuk mburret për një sasi të madhe të ardhurash, si rivalët e tyre spanjollë Real Madrid dhe Barcelona. Udhëtimi i tyre duhej të ishte i zakonshëm dhe ekonomik.
Pas incidentit klubit iu desh të rezervonte një avion privat për lojtarët e mbetur në tokë, i cili u kushtoi mijëra euro. Në fund Las Palmas humbi 0-1 me Sevillan.