Evi Kokalari dhe Alfred Lela

Politikë

‘Çudi që Berisha s’të ka shkarkuar nga detyra’, Kokalari-Lelës: Nuk është gafa e parë që bën, do kesh probleme më të mëdha se publikimi i lajmeve të rreme për djalin e Trump

29 Prill, 11:42| Përditesimi: 29 Prill, 12:03

  • Share

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas përgënjeshtrimit që Richard Grenell dhe djali i Donald Trump, i bënë një lajmi të rremë për gjoja një anulim të një takimi me Edi Ramën, të postuar nga portali i shefit të zyrës së komunikimit të PD, Alfred Lela. Përmes një reagimi në rrjete sociale, ajo i drejtohet Lelës duke i thënë se një gafë e tillë nuk mund të përtypet dhe se habitet që Berisha nuk e ka shkarkuar ende nga detyra, duke qenë se atij i intereson vetëm halli i tij personal. 

“O Alfred Lela çfarë rëndësie ka nëse e keni shkruar apo kopjuar lajmin. Aq më keq që publikoni lajmet e të tjerëve pa verifikuar faktet. Një gafë klasike si kjo, është kafshatë që nuk përtypet hiç. Çudi që Berisha s’të ka hequr nga detyra, sidomos duke patur parasysh që vetëm heqja e sanksioneve i intereston.”, shkruan Kokalari.

Ajo i përmend edhe një tjetër gafë, një artikull për një media amerikane, që sipas saj është në shkelje të rregullave të FARA. Kokalari thotë se uron që një gabim i tillë të mos bjerë në sy të Departamentit Amerikan të Drejtësisë duke qenë se nuk është shtetas amerikan, përndryshe do ta ketë keq punën. 

“Për më tepër, kjo nuk është gafa e parë që bën. Artikull yt në Washington Examiner për Berishën, ku i kërkon Rubios rishikimin e dosjes së non gratës është komplet në thyerje të rregullave të FARA-s sepse je munduar të influencosh opinionin publik për Berishën, dhe kjo mbulohet direkt nga FARA. Artikuj të tillë regjistrohen në portalet e FARA-s. Si shtetas me pasaportë amerikane, dhe i paregjistruar për aktivitetin lobues, uroj që DOJ mos i bjerë në sy a mend, ndryshe do kesh probleme më të mëdha se publikimi i lajmeve të rrema për Donald Trump Jr. në Shqipëri.”, shkruan Kokalari. 

Më herët, në një reagim lidhur me këtë përgenjeshtrim, Kokalari tha se Berisha jo vetëm që do të humbë zgjedhjet dhe miliona dollarët në SHBA, por edhe damka e non gratës do t’i mbesë pafundësisht. 

“Fatkeqësia në këtë rast nuk është Berisha dhe non-grata e tij, por baza e opozitës, që në ketë pikë s'ka si mos të jete e dërrmuar emocionalisht dhe financiarisht. Atyre Berisha i detyrohet borxhin më të madh”, shkruante Kokalari.
 

Emisari special i Donald Trump, Richard Grenell përgenjeshtroi përmes rrjeteve sociale lajmin e PD se djali i presidentit amerikan kishte anuluar një takim me kryeministri Rama. Grenell iu drejtua shefit të komunikimit të PD, duke i kërkuar të fshijë këtë lajm të rremë që është shpërndarë sipas tij për shkak të fushatës elektorale. Postimi u shpërnda edhe nga Trump Jr, duke konfirmuar edhe qëndrimin e tij ndaj këtij lajmi. 

Postimi i Evi Kokalarit 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?