TIRANË- Ka diçka edhe me absurde se sa aleanca greke dhe çame brenda të njëjtit koalicion të Sali Berishës. Dhe kjo është historia e vëllazërve Duka: Njëri, Agroni, futet në një vend të sigurt në listën e PD për të luftuar tenderat e qeverisë. Tjetri, Armandi, këto tendera i fiton.
Duka u radhit krah Berishës dhe shtërguan duart pasi firmosën për koalicionin PD-Alenaca për Shqipërinë Madhështore", me të cilin synojnë rrëzojnë qeverin¡ Rama, ndërsa vëllai i tij Armando Duka, pronar me 100 % të aksioneve të firmës “AIBA” ka fituar ankandin nga Korporata e Investimeve Shqiptare për të ndërtuar kullat të emërtuar “VOID Tower”.
Ndërtimi do të bëhet në ish-godinën historike të ATSH-së, ku sipas projektit do të bëhen dy kulla të larta dhe shteti do të marrë përqindje nga ky investim. Dokumenti më poshtë i Korporatës së Investimeve Shqiptare tregon kompaninë fituese ‘AIBA’, në pronësi të Armand Dukës.
Njoftimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare për kompaninë fituese ‘AIBA’ të Armand Dukës
Për çfarë investimi bëhet fjalë? Në truallin dhe godinën shtetërore, ku aktualisht është Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe më parë ka qenë Agjencia Telegrafike Shqiptare apo Ministria e Mjedisit, do të ndërtohet një kullë gjigande nga Armando Duka. Disa javë më parë, qeveria hapi tenderin për t’ia dhënë truallin dhe godinën një firme private, ku në këmbim do të marrë një përqindje nga ndërtimi.
Privati do të ndërtojë plot 87 mijë m2, me një kosto plot 110 milionë euro. Në foton më poshtë mund të shihni edhe projektin e dy kullave. Duke parë edhe vlerën e lartë të metrit katror, atëherë fitimet që do të marrë privati do të jenë të jashtëzakonshme. Pra, biznesmeni Armand Duka, njëherazi Presidenti i FSHF-së, pritet të ketë fitime kolosale nga fitimi i një tenderi të dhënë nga qeveria shqiptare e kryesuar nga Edi Rama, tendera të cilat vëllai i tij, Agron Duka së bashku me Sali Berishën kanë premtuar se do t’i zhbëjnë pasi i konsiderojnë korruptivë.
Projekti i kullës në ish-godinën historike të ATSH-së
Komente

Ishalla i bjen kanceri të dyve prej të madhit e te voglio
PërgjigjuDuket e drogës...
Përgjigjucudi?! keta e dine shume mire cfare kane bere, e naten bashke i ndajne leket e monopoleve te tyre.
Përgjigjuketa kane lepire gjithe pushtetet qe erdhen pas 1992 turp madh
PërgjigjuAi qe ka turp ngel edhe beqar edhe pa buke keshtu qe mos kini turp po beni si bejne te paturpit hajt tung.