Arben Frashëri gjatë kohës që shërbente në 1997 në policinë e Beratit

Çudia e vettingut në polici/ Nxjerr Arben Frashërin, kontrabandist nafte dhe të korruptuar

20 Tetor 2020, 15:13| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 15:35

  • Share

TIRANË- Një shtëpie e vetme me sipërfaqe 96 m2 katror e blerë fillimisht në vitin 2001, si karabina dhe më pas e rregulluar dhe mobiluar duke e përshtatur në apartament banimi, është bërë shkak për nxjerjen nga rradhët e policisë, Arben Frashërin, drejtorin e SHÇBA-së në qarkun e Beratit dhe Fierit.

Frashëri, një oficer karriere dhe hetues i disa prej ngjarjeve më të rënda dhe që kanë lënë gjurmë në historinë e krimit në Shqipëri, prej 2 tetorit 2020 është përjashtuar nga policia, pas një vendimi të marë nga treshja gjykues Artur Baku, Mirela Ujkani (Miti) dhe Alban Laska. “Shqiptarja.com” zbardh të plotë vendimin prej 61 faqe të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, ku veç faktit të përjashtimit nga detyra, Frashërit i lihet dhe një barrë turpi për të provuar, pasi disa prej kolegëve të tij kur ka shërbyer në Berat nga 1997 deri në 1999, kanë referuar informacion “sekret”, se Arben Frashëri, ishte njeriu që organzionte kontrabandën e naftës me autobote nga Kuçova në Marinë. Veç nxirjes së biografisë së këtij oficeri të lartë të policisë dhe shumë herë të provuar për hetimin e ngjarjeve komplekse dhe të fortish në Berat, anëtarët e KJV-së kanë akuzuar Arben Frashërin edhe për mitmarje. Dhe këtë akuzë e mbështesin në një informacion të datës 16 mars 2010 në lidhje me hetimin e aktivitetit të Frashërit, i cili në këtë kohë ka qënë zv/Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. “…Arben Frashërit, i është dhënë një shumë mjaft e madhe parash, që më pas e ka ndihmuar për të mos marrë ndonjë dënim të rëndë për personin e arrestuar…”-thuhet në informacion.

Por megjithëse KJV-ja i cilëson këto informacione për kontrabandë e mitmarje, të paprovuara dhe jo të faktuara nga ana dokumentare, sërisht këto të dhënë ky komision i përdor si mjet për të krijuar bindjen akoma më të fortë, për përjashtimin e Arben Frashërit nga rradhët e policisë. Në fakt këto informacione “sekrete” port ë pambështetura në asnjë provë janë çuar nga vetë kolegë të Arben Frashërit, kur ka shërbyer në Berat. Këto informacione dashakeqëse dhe cinike, meren për bazë nga anëtarët e KJV-së, dhe pasqyrohen në vendim, me qëllim lënien e një përshtypje justifikime se Arben Frashëri, nuk kishte probleme vetëm me çështjen e shtëpisë në Tiranë, por ky oficer paska qënë kontrabandues nafte dhe i korruptuar. Për sa i përket vlerësimit të komponentit pasuror, anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit kanë mbajtur qëndrim të dyfishtë në gjykimin e këtij kriteri. Kjo pasi për të njëjtin fakt,sjelljen e parave nga amigracioni, KJV-ja ka miratuar në detyrë oficerë të lartë të policisë dhe në anën tjetër Arben Frashërin e përjashton.

Komisioni konstaton në vetëdeklarimin dhe shpjegimet e dhëna nga Arben Frashëri në lidhje me të ardhurat e përfituara nga punësimi në Shtetin Grek, i cili ka treguar se ka qëndruar pa dokumentacion dhe ka punuar në informalitet. Nga puna në emigracion vlerën e të ardhurave personale në shumën 10 648 000 Dhrahmi, nga këmbimi i të cilave është përfituar vlera 5.045.600 lekë. Trupa e vlerësimit ka arritur në përfundimin se të ardhurat neto të deklaruara si të ardhura të përfituara nga emigracioni në shtetin Grek, nga Arben Frashëri nuk vërtetohen. Kjo për arsye se sipas anëtarëve të KJV-së, gjatë gjithë procesit të vlerësimit Arben Frashëri, nuk arriti të paraqesë asnjë dokument ligjor që provon në mënyrë direkte ose indirekte realizimin e të ardhurave nga punësimi në shtetin Grek. Gjithashtu rezulton se nuk janë vetëdeklaruar në kufi nga Arben Frashëri dhe nuk janë paguar detyrimet ligjore në Republikën e Shqipërisë sipas legjislacionit fiskal të kohës. “…nga sa më sipër trupa e Vlerësimit nuk mund të marrë të mirëqenë faktin se Arben Frashëri, ka realizuar të ardhura në shtetin Grek në vlerën 10 648 000 Dhrahmi, e konvertuar në monedhën vendase Lekë, vlera 5 045 600 Lekë, nisur vetëm nga vetëdeklarimi i vetë Frashërit. Nga nëntori 1994 deri në 30 Korrik 1997 Arben Frashëri ka qenë emigrant ekonomik së bashku me bashkëshorten në Greqi dhe kanë përfituar të ardhura nga emigracioni në vlerën 12 648 000 Dhrahmi të përfituara nga ai vetë 6 696 000 dhrahmi dhe bashkëshortja 5 952 000 dhrahmi. Nga këto, të ardhura neto nga emigracioni të sjella në Shqipëri ishin 10 640 000 Dhrahmi, të cilat janë konvertuan në monedhën lekë mes viteve 1996-1997, ku nga këmbimi është përfituar vlera 5 045 600 Lekë. (kursi i këmbimit në atë periudhë ishte 4.7) “…në deklarimet noteriale të personave N.SH dhe V.I, konstatohet se deklarojnë që u kanë ofruar ndihmën për qëndrimin dhe me punësimin. Gjatë deklaratës N.SH pranon faktin se dorazi në zarf ka përcjellë para nga shteti Grek në Shtetin Shqiptar, tek vjerri i Arben Frashëri, shtetasi S.K që jetonte në Shqipëri, por nuk provon dhe dëshmon se sa ka qenë vlera e përcjellë, pra sërisht nuk provohet vlera e përfituar nga subjekti i vlerësimit prej 10 648 000 Dhrahmi nga këmbimi i të cilave është përfituar vlera 5 045 600 Lekë…”-shprehen në vendim anëtarët e KJV-së.

Në fund të vendimit, anëtarët e KJV-së shkojnë edhe më tej duke nxjerë oficerin Arben Frashëri si të pabesueshëm në aspektin e kontrollit të figurës dhe nivel i mjaftueshëm në vlerësimin e aftësive profesionale. Pas më shumë se 25 vite punë sistematike në Policinë e Shtetit dhe hetimin e dhjetërave grupeve kriminale në vend, sot Arben Frashëri përjashtohet nga rradhët e policisë se ka njohuri të pakta në aspektin profesional, nuk justifikon një apartament për të futur kokën dhe mbi të gjitha del i njollosur moralisht.

Arben Frashëri 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Izet Hoxha: 21/10/2020 01:15

    Po ca Greqie...Ky ka qene ne Berat nga Marsi i 1997 e mbrapa...rrinte te MCR ne Berat si legen dhe sdilte ne rruge nga frika. Ne Shtator u fut ne Polici dhe u merrte spiunlleqet qe i bente Tor Cufja kundra Jaupve. Kur u vesh polivmc u bente si i forte cunave te lagjes te MCR qe kishte ndenjur gjate luftes...palci qe nuk e do njeri ne Berat se ishte i pabese

    Përgjigju
  • Simpatik: 20/10/2020 16:49

    Kjo menyre e te punuarit, duke marre vendime me prova te hamendesuara, duke shkelur haptas te drejtat e njeriut, duhet te ndalohet urgjentisht. Si mundet shteti tia shkaterroje jeten nje personi, thjesht se ai nuk ka dokumenta per sasine e parave qe ka kursyer ne Greqi?! A keni harruar si kemi qene dikur, nuk kishim ca te hanim. Ato pak para qe kane kursyer emigrantet shyqyr qe i sollen ketu. Kurse tani thoni a ke fature per ato para. Skandal! Kjo do te beje qe jo vetem te mos sjellin para ketu brenda por edhe ne qe jemi ketu te ikim sa me pare. Kush ia vertetoi pastertine figures dhe pasurine atyre qe bejne vetingun? Apo varja. Ka ardhur koha te themi ishalla kemi shendet se per te tjerat....ishalla nuk po kthehet diktatura. Po shikoni politikanet more njerez qe i kane haptas milionat e pajustifikuara dhe asnjeri nuk flet. Zgjohuni nga gjumi o popull, zgjohuni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?