Marjus Isufaj

Çudia në Fier/ 493 mln lekë shpërblim mikut të 'Ben Qimes' dhe 7 familjareve, gjykata: U diskriminua nga Albpetrol se është me LSI-në

12 Nëntor 2020, 10:46| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 12:36

  • Share

Marjus Isufaj, një ish-drejtor i LSI që për gjashtë vite me rradhë ka drejtuar, Qëndrën e Furnizimit dhe Shërbimeve Elektrike Patos, e cila varet nga shoqëria tregtare “Albpetrol”, është dëmshpërblyer nga gjykata e Fierit, me një shifër rekord prej 493 milion lekë. Kanë mjaftuar vetëm 4 seanca gjyqësore, që vendimi të mmeret në 19 tetor 2020, nga gjyqtari Ergys Selmani, i cili urdhëron shoqërinë “Albpetrol” të dëmshpërblejë financiarisht, Isufaj dhe 8 familjarët e tij, pasi sipas gjyqtarit shkarkimi nga puna i Isufaj, ka ardhur për shkak se ish-drejtori është diskriminuar nga administrata shtetërore, vetëm për faktin se ka bindje politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas gjykatës kjo mënyrë trajtimi ishte ndeshur edhe me anëtarë të tjerë të LSI, të cilit ishin pushuar nga puna, por për të njëjtat shkaqe dhe kishin marrë dëmshpërblimin përkatës. “Shqiptarja.com”, mëson se kjo faturë prej 493 milion lekë të vjetra që ka ardhur si pasojë e diskriminimit politik,shtohet akoma dhe më tepër në buxhetin financiar të shtetit, pasi me një vendim të 8 shtatorit 2020, gjykata e Apelit Vlorë, ka dëmshpërblyer me 16 paga, ish-drejtorin Marjus Isufaj, për shkak se ky person ishte shkarkuar në mënyrë të padrejtë. Marjus Isufaj, sipas burimeve të gazetës është djali i xhaxhait të Arben Isufaj ose “Ben Qimes” në Fier.

Arben Isufaj, i njohur si 'Ben Qimja'

I mbrojtur nga avokatia e Fatmir Kajollit, Rozeta Plaku, Marjus Isufaj, në datën 5 mars 2020, i është drejtuar gjykatës së Fierit duke kërkuar dëmshpërblim financiar për shkak se ishte diskriminuar,pasi ka bindje politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë padi civile, Marjus Isufaj, i është bashkuar gruaja e tij, Anila, dy prindërit Ymer dhe Shqiponjë Isufaj, si dhe 5 fëmijët e tij. Të gjithë në padinë e tyre kanë pretenduar se ishin ndjerë të diskriminuar, pasi babai i tyre ishte larguar nga puna pa të drejtë dhe për pasojë kishin pasur depresion gjatë kësaj periudhe. Marjus Isufaj dhe familjaret e tij kanë pretenduar se janë diskriminuar nga vendimet e padrejta dhe te ndikuara politikisht nga zyrtarët e shoqërisë tregtare “Albpetrol”.

Sipas gjykatës së Fierit, rezulton se konflikti më i mprehtë mes zyrtarëve të Albpetrol dhe Marjus Isufaj,  ka ardhur për shkak të qënies së tij, kundërshtarë politikë pas zgjedhjeve parlamentare të datës 25 Qershor 2017. Pas këtij momenti zyrtarë të “Albpetrol” duke e parë dhe trajtuar Marjus Isufaj,  si një kundërshtar politik, kanë përgatitur terrenin për pushimin e tij nga puna. Sipas gjykatës, “Albpetrol”,  kishte shkelur trajtimin e barabarate të puntorëve në lidhje me perzgjedhjen dhe mbajtjen në detyrë të tyre, si dhe mënyrën e trajtimit të Isufaj, gjatë ekzistencës se marrëdhënies së punes. Për më tepër “Albpetrol”, e ka trajtuar Isufaj në mënyrë të disfavorshme dhe me pasoja negative, me keqdashje, si dhe nuk kishte parë me objektivitet përvojen e Isufaj, në pune si dhe mbi të gjitha edhe gjëndjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë pas zgjidhjes së marëdhënies së punës, gjënda shëndetësore, thotë gjykata, e Marjus Isufaj, ka filluar te shqetësohet dhe eshte detyruar ti drejtohet për diagnostikim Spitalit Amerikan. Në datën 24 janar 2020, Marjus Isufaj, rezulton të jetë trajtuar me sëmundjen e “çregullimeve mendore”, ku ka rezultuar se Isufaj shfaqte gjëndje frike dhe ankthi, mungesë dëshire për të komunikuar me njerëzit, mbyllje ne vetvete dhe ku i është rekomanduar fillimi i terapisë me medikamente.

Nisur nga kjo situatë në 19 tetor 2020,pas 4 seanca gjyqësore, gjyqtari i Fierit Ergys Selmani, vendosi të dëmshpërblejë finaciarisht Marjus Isufaj në shifrën prej 493 milion lekë të vjetra, shifër kjo që nëse do lihet në fuqi dhe në Apelin e Vlorës, duhet të paguhet nga buxheti i kompanisë shtetërore “Albpetrol”. Në vendimin e dispozitivit gjyqtari Selmani shkruar:”...detyrimin e “Albpetrol”, sh.a,Patos, të dëmshperblejë paditësit:Marjus Isufaj, Anila Isufaj, Ymer Isufaj, Shqiponjë Isufaj, Juela Isufaj, Julian Isufaj, Ajla Isufaj, Flavio Isufaj, Amaris Isufaj për dëmin pasuror dhe jopasuror në masën totale prej 49,355,734 lekë të reja...”

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tur: 13/11/2020 18:40

    Vetem ne shqiperi ska drejtesi!!!!!

    Përgjigju
  • Iris: 13/11/2020 02:32

    Ky krijoi nje precedent te rrezikshem ligjor.Tani i takon dhe sigurimsave qe bazuar te ky vendim,te ngrihen e te kerkojne demshperblim, se u hoqen per arsye politike.Pastaj, perse e morren ne konsiderate gjendjen e tij mendore e shpirterore?Te gjithe, kur humbin punen, ose kur puna nuk eshte e mjaftueshme financiarisht, kalojne kriza te tilla.Pastaj, pse duhej shperblyer e gjithe familja ?N.q.s.gruaja punon,prinderit punojne,ose marrin pension,nese femijet jane ne moshe pune e punojne ta zeme,perse u shperblyen.Te themi me mire qe keta gjeten nje gjykates te shitur qe u siguroi LLOTARINE,tjeter shpjegim nuk ka.

    Përgjigju
  • Asqiriu: 12/11/2020 19:52

    Po sje problematik ke karton te kuq nga qivërria .

    Përgjigju
  • Qytetari: 12/11/2020 18:38

    Ka kontroll,fre e ndeshkime nga keto palo gjygjtar si ky i firit.Ku e gjeti proven ky klysh thiu gjbjtar i Gjykates firit qe Drejtor Isufaj qenka deskriminu nga Qeverija se paskaqen drejtor i Lesh e Linjes.Ky zagar gjygjtar ne kuptimin e plote te fjales per 4 seanca gjygjesore fulodi demshterbelimin prej 500 miljon lekesh.Ky eshte korrupsjoni me vendim gjykate.Te na rroje vetingu,K L Gj,KAD dhe drejtesija e re bashke me Qeveritar e ndekombetar qe kane tridhjet vjet qe flasin. Shiperija dote ndryshoje drejtesija dot triumfoje

    Përgjigju
  • peoples: 12/11/2020 15:52

    A ka veting ,ligj per kete gjykates.A ka ligje ky shtet.Turp turp turp..Vendi po ecen ne rrugen e Ilir Metes.Hajduti krimineli eshte gjyqtari.A ka veting.U dhjefsha mu ne veting....

    Përgjigju
  • Sajmir Sinani: 12/11/2020 12:58

    Bjereni ne DPD kete gjyqtarin.Arsyton si mua kur jam i pire

    Përgjigju
  • Eni: 12/11/2020 12:58

    Çfare faji ka gjyqtari, ai thjesht ka firmosur vendimin qe ka marre Ben Qimja, Dhe leket Qimja do i marri, thjesht ka vene emrin e ketij e ish drejtorit. Po u soll mire gjyqtari dhe po i deshi bytha Qimes mund dhe ti japi ndonje lek te vogel per lek xhepi.

    Përgjigju
    • Kuriozi: 12/11/2020 14:58

      Pse do i mari leket qimja? Nuk ka leke qimja qe do marri leket e kusherinit vet ? Po pse kryetar gjykate i fierit esht qimja qe thua qe vendimet i mer qimja dhe kto vetem firmosin ?

  • Likja: 12/11/2020 12:55

    Si i LSI-se mesimet e Ilir Metes i ka zbatuar mire,zhvat e vidh sa me shume,eshte kriminale per nje gjykate qe jep vendime te tilla.

    Përgjigju
  • Altini: 12/11/2020 12:43

    Drejtorit nuk i lejohet te jete me asnje parti si pjese e administrates. Ca behet kahu, si behen keto gjera haptas fare?! E para vun edrejtor njeriun e ben qimes e nuk foli njeri, tashi ai merr 500 milion leke e prap nuk flet njeri! O popull po u trajtojne si dele mire ua bejne se rrini urte ju, merruni me llafe kafenesh! 500 milione nje familje mesatare shqiptare nuk ka mundesine ti shikoje kurre

    Përgjigju
  • Zen: 12/11/2020 12:16

    Po sa e ka rrogen ky qe merrka demshperblim 400 000 €. Ky gjyqtari kujton se eshte ne USA apo do i ndajne paret bashke

    Përgjigju
  • adi: 12/11/2020 12:14

    shkriheni Apelin e Vlores, kontrolloni dhe hetoni dosjet eshte skandlai i vertete ne gjyqet me shtetin dhe mos i kurseni, futini ne burg, eshte gjykata me plehre kam pasur vete rast, bejne cte duan, jane rrumpalle dhe ata jane per burg jo veting!

    Përgjigju
  • Shteti: 12/11/2020 11:27

    Ne jemi nje sistem rrumpalle. Do na japi 20% ose do t'a bejme lapidar ate dhe benin Ju te tjeret s'dua zhurme

    Përgjigju
  • vlora: 12/11/2020 11:26

    A ka shtet .A ka ispektorjat per drejtesine?Te gjithe organet e drejtesise te ngrihen ne kembe ,ta kapin per bythe kete gjykates kriminel qe tallet me leket e popullit.Ky vendim nuk eshte dhene per shpirt te te vdekurve po per kete eshte premtuar shume maramendese.Sa njerez jane pushuar nga puna te vene ne gjyq per stresin qe u eshte shkaktuar falimentojne shtetin .Guxim te madh paske pasur o gjyqtar

    Përgjigju
    • Vlonjati: 12/11/2020 14:56

      Te shikojne se ngrihen kurrë vendimit te te fortëve. E ju perfundon koka ne det qofte parazitëve te gjykatës .qofte parazitve te komisariatit dhe aty te inspektoriateve

  • Deti: 12/11/2020 11:11

    Po me cfare te drejte puplikihet fotja e Ben qimes kur ai nuk ka lidhje me rastin thjesh eshte shokt me personin ne fjale qe pagka fituar gjyqin ne kete raste Ti si gazetar ke shkelur tedrejten e dikut tjetri pere te bere lajme

    Përgjigju
    • @Apollonia: 12/11/2020 16:31

      Me te vertete si guxojne ne nxjerrim foton e nje individi model per shoqerine si Ben Qi,ja hahahaha ,po Fatmir Kajollit petse ja permendin emrin? Te dy keta vetem trafik heroine kane bere asgje me teper. Nuk i ekstraduan se per njerin nderhyri Sherdhenj i Saliut dhe per tjetrin Medihoxha i Gerdecit si ortak qe e kishte. Sa i perket rastit konkret, dihet boterisht per ndikimin e ketyre krimineleve ne sistemin gjyqesor. Fillo nga rasti i fundit ku Ben Qimja sposorizoi kthimin e denimit te Dritan Dajtit nga i perjetshem ne 25 vite i cili pritet te lirohet ne janar dhe nga rastet e hershme kur e dashura e Alibeajt te PD-se , antarja e vendosur nga Likja ne kushtetuese Xhaferllari bridhte hoteleve te Turqise me Kajollin. E vetmja gje qe nuk ka permendur gazetari eshte ortakeria e Ben Qimes me kryetarin aktual te bashkise Armando Subashin. Genjejme po te themi qe 90% tendereva te bashkise Fier i merr Ben Qimja apo qe i ka dhuruar Apartamente Subashit. Krimi hapur fare dhe ju thoni ka marre para gazetari. Parate e krimit dhe korupsioni nuk jua pastrojne dot imazhin e ndyre sado pasuri te keni.

    • Apollonia: 12/11/2020 12:26

      Ke shume te drejte o Deti por rrezik ka marre dhe gazetari ndonje Lek qe perzien ne kete shkrim njerez qe nuk kane lidhje me ngjarjen.

  • Fuat: 12/11/2020 10:54

    Ti paguaje drejtori qe e ka heq nga puna leket, se as proceduren sdine me ndjek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?