Politikë

Çudia/ Në zgjedhjet e 30 qershorit në garë edhe kryetari i Akademisë së Shkencave

30 Maj 2019, 21:29| Përditesimi: 30 Maj 2019, 21:30

  • Share

Për herë të parë në Shqipëri qytetarët do të kenë mundësinë për të votuar për partinë e drejtuar nga Kryetari i Akademisë së Shkencave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot me short listën me renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.  Duke parë fletën e votimit, ajo që bën çudi është fakti që në listën e partive figuron edhe Skënder Gjinushi, si kryetar i Partisë Socialdemokrate. PSD-ja me kryetar Gjinushin renditet e 28-ta në listën e fletës së votimit në garën për Këshillat Bashkiakë.

Por, Skënder Gjinushi pak ditë më parë u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave. Gjinushi katër ditë para se të merrte votëbesimin në postin e ri u shpreh se ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PSD-së, por pavarësisht deklaratës ai figuron në listën e fletës së votimit. Ky precedent ka bërë që për herë të parë në historinë e proceseve zgjedhore qytetarët do të mund të votojnë një parti të drejtuar nga Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

.

Fleta e votimit per keshillat bashkiake ne zgjedhjet e 30 qershorit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?