Politikë
Top 24

Çudia/ Pas 30 kryebashkiakëve pa garë, PS fiton dhe 30 këshilltarë

1 Qershor 2019, 13:02| Përditesimi: 1 Qershor 2019, 13:10

  • Share

Partia Socialiste e cila këmbëngul të shkojë në zgjedhje në 30 qershor, duke mbajtur dhe numrin 30 në fletët e votimit, nuk do të fitojë vetëm 30 bashki në mungesë të konkurrentëve. 

PS do të fitojë po ashtu pa garë dhe 30 këshilltarë, 15 në bashkinë e Delvinës dhe 15 në bashkinë e Konispolit. 
Për këto dy bashki, e vetmja parti e regjistruar është ajo e drejtuar nga Edi Rama dhe nuk kanë shprehur interes asnjë prej partive të tjera. 

KQZ e miratoi sot fletën e votimit të këtyre bashkive, vetëm me një parti. Po ashtu u miratuan dhe fletët e votimit për 38 bashki të tjera, ndërsa për të mbeturat vendimi merret të hënën pasdite.

/xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?