Sociale

Çudira shqiptare: Llambat e ndriçimit të rrugës zëvendësohen me...bidonë! (VIDEO)

25 Mars 2019, 18:51| Përditesimi: 25 Mars 2019, 18:57

  • Share

Pedonalja e Urës-Vajgurore e ka humbur totalisht ndriçimin e saj pasi ka rënë preh e hajdutëve që kanë vjedhur jo vetëm llambat elektrike, por edhe kabllot e ndriçimit. Rreth 80% e sistemit të ndriçimit është vjedhur duke bërë që të mungojnë poçat ndriçues dhe vendin e tyre e kanë zëvendësuar bidonët plastik.

Banorët pranojnë se kjo gjë nuk është normale, por e lidhin me kushtet e vështira ekonomike të qytetarëve që shpesh vjedhin dhe dëmtojnë pronën publike për të siguruar pak të ardhura nga shitja e materialeve.

Pedonalja e Urës-Vajgurore u konsiderua si investimi më i rëndësishëm i  Bashkisë. Investimi përfshiu punimet në infrastrukturë, krijimin e hapësirave të gjelbërta dhe ndriçimin në qendër të qytetit.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 26/03/2019 10:37

    Egërrsira, errësirë dhe prapambetje!

    Përgjigju
  • Ponte: 25/03/2019 21:49

    ..po Njerezit pse nuk i denoncojne,Shteti per Popullin.por dhe populli per shtetin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?