DURRËS - Ndeshja e tretë e gjysmëfinaleve play-off në basketbollin për meshkuj mes Teutës dhe Vllaznisë nuk ka përfunduar. Më saktë, në "Ramazan Njala" u luajt vetëm pjesa e parë dhe miqtë nga Shkodra pretenduan se tabela që mat kohën nuk ishte e saktë, duke u tërhequr nga ndeshja.
Krizë mosbesimi për rezultatin në fushë, nisur nga një tripikësh në fundin e periodës së dytë nga Memçaj i Teutës. Te Vllaznia pretendojnë se koha kishte përfunduar kur topi u hodh drejt koshit, teksa as ndërhyrja e zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Basketbollit nuk zgjidhi punë.
Në serinë e ndeshjeve mes tyre rezultati është 1-1 dhe dueli i tretë do i jepte më shumë zë skuadrës që ishte më pranë finales. Ndeshja Teuta - Vllaznia u ndërpre në shifrat 47-40, me Teutën që bën me dije se "Timeri" i Pallatit të Sportit "Ramazan Njala" është i certifikuar dhe janë luajtur ndeshje ndërkombëtare. Tanimë pritet që FSHB të marrë një vendim për këtë duel, me Vllazninë që u tërhoq nga parketi.
Njoftimi i plotë i Teutës (pa ndërhyrje):
Ndeshja e trete Teuta-Vllaznia u nderpre pas dy periodash ne shifrat 47-40. Ne fillimin e periodes se trete ekipi mysafir, ne menyre te pakuptimte ngre pretendime per mosfunksionimin e timerit ne tabelen e pikeve duke refuzuar ne menyre demonstrative rifutjen e ekipit ne loje.
Duam te veme ne dukje se pallati i sportit “Ramazan Njala” eshte i certifikuar, dhe ne te jane luajtur qindra ndeshje, madje dhe te BIBL, apo edhe vete 2 ndeshje me ekipin e Vllaznise gjate ketij sezoni (ku pretendime te tilla nuk jane ngritur).
Pavaresisht negociatave tona per rifillimin e takimit ku u treguam te gatshem te pranonim edhe anullimin e 3-pikeshit te fundit te realizuar nga Memçaj ( i cili u pergezua nga vet trajneri i Vllaznise pas aksionit), mysafiret refuzuan te rikthehen ne parket. Ne ditet ne vijim pritet vendimi i Federates per vazhdimesine e takimit.
Kjo dihet skuadra qe braktise lojen humbe ndeshjen ne tavolone plus denime te tjera......
Përgjigju