Për shkak të amullisë me stadiumet në Superligë klubi i Elbasanit po degdiset sa në një fushë në një tjetër nga federata shqiptare e futbollit. Duke qenë se në kryeqytet shpesh stadiumet janë të mbyllura skuadrat si Partizani, Dinamo, por edhe Kukësi i zhvillojnë ndeshjet në ‘Elbasan Arena’.
Në këto kushte, për hir të Superligës, e pëson Elbasani që militon në kategorinë e dytë. Këtë herë verdhezinjtë për ndeshjen me Murlanin kanë gjetur si alternativën më të përshtatshme kompleksin ‘internacional’ në Pezë-Helmas. Për më tepër kjo ndeshje u shty vetëm që në Elbasan Arena të luanin skuadrat e Superligës.
Si ka mundesi qe skuadra e qytetit te mos luaj ne stadiumin e saj ?Kush eshte pronare e stadiumit ,FSHF apo bashkia Elbasan ?
Përgjigju