Ish-deputeti Selami Jenishehri ka ankimuar zgjedhjet e vitit 2021

Politikë

Çudit aleati i Berishës, Selami Jenishehri ankimon në Apelin Administrativ zgjedhjet parlamentare të vitit 2021! Ja kur hidhet shorti

13 Mars, 18:14| Përditesimi: 13 Mars, 18:23

  • Share

Çudirat në politikën shqiptare nuk kanë të sosur. Teksa po afrojnë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, ‘surpriza’ vjen nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, me kryetar Selami Jenishehrin, ish-deputet.

Ndërsa aktualisht ai është përfshirë në koalicion me PD-në e Sali Berishës në “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, mësohet se ka depozituar një ankimim në Apelin e Gjykatës Administrative për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku duket se kërkon ‘zhbërjen’ e tyre.

Një ankimim i çuditshëm, por që tashmë ka një short që do hidhet më 17 mars (e hënë).

Në objekt-ankimim thuhet:

“Kërkojmë nga Kolegji Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, të detyrojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të marrë vendim për ankimin e depozituar në K.Q.Z me dt. 14.06.2021, ora 15:10 minuta, shiko bashkangjitur me të, dy dokumenta me tre faqe, afat i shqyrtimit të këtij ankimimi, sipas nenit 152 të Kodit Zgjedhor, vazhdon deri në përfundim të shqyrtimeve administrative të ankimimeve, të cilat akoma nuk kanë përfunduar”.

Baza ligjore është Neni 152 i Kodit Zgjedhor dhe ky ankimim mësohet se është depozituar ditën e djeshme (12 mars) në gjykatë.


 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?