Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, e ka quajtur “bashkëkombëse të tij”, këngëtaren kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipën.
Gjuriç e përmendi Lipën në një përplasje që pati në Twitter, me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
“Duke lënë komentet urrejtëse anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa (flamur i Serbisë) edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, ka përfunduar Gjuriç.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet nga përdorues në Twitter që kanë shpërndarë fjalimet e Lipës që flet për vuajtjet e Kosovës e se sa krenare është që është shqiptare.
Përplasja mes Çitakut dhe Gjuriçit erdhi pasi tenisti serb Novak Gjokoviç njoftoi se i është dhënë leja për të garuar në Australian Open, duke bërë një përjashtim mjekësor nga vaksinimi, shkruan gazeta Express.
“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët”, ishte një postim i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, që nisi përplasjen me Gjuriçin.
Ky është kumara i Ramës !
Përgjigju